Zgjedhjet, Basha 200 mijë vota më pak se Berisha në 2013, Rama humbet 300 mijë vota në dy vjet

Postuar në 25 Qershor, 2015 02:30

Sipas një llogarite të bërë nga gazeta “Sot”, vota politike e 21 Qershorit ka shembur PD-në me 200 mijë vota më pak se në 2013, ndërsa PS-ja humbet 300 mijë vota në dy vjet. Sipas “Sot” në drejtimin e kryetarit të ri, Lulzim Basha, partia më e madhe në opozitë, jo vetëm nuk e ka përmirësuar rezultatin në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, por e ka përgjysmuar këtë rezultat. Duke iu referuar shifrave zyrtare të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Partia Demokratike, si subjekt politik, në rang kombëtar ka marrë 528 373 vota ose 30.63%. Si koalicion, në zgjedhjet e 2013, PD ka marrë 680 677, gati 300 mijë vota më pak se e majta. Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të 2015, Partia Demokratike, votë politik në rang kombëtar, sipas projeksioneve të gazetës “Sot”, merr 305 mijë vota ose 20%. Teksa kutitë e numëruara të votimit për këshillat bashkiakë janë drejt fundit, rezultati i Partisë Demokratike është konsoliduar tek rreth 19-20 % të votave, duke shënuar një rekord që nga themelimi i saj. Pra, në zgjedhjet lokale të 2015, Lulzim Bashës i mungojnë rreth 200 mijë vota, krahasuar me rezultatin në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, kur partia udhëhiqej nga Sali Berisha. Ky rezultat nuk konfirmon rritjen dhe ringritjen e Partisë Demokratike gjatë dy viteve të fundit.

Por, një rënie të konsiderueshme, madje edhe më të madhe se PD në numra, ka pësuar edhe Partia Socialiste. Rezultati i deritanishëm dhe të dhënat rreth zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit janë një sinjal dhe shenjë e zymtë për qeverinë “Rama” dhe Partinë Socialiste. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Partia Socialiste, si parti, ka marrë në rang kombëtar 713 407 vota, përthyer në përqind 41, 36%. Ndërkaq, në zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, edhe pse ka fituar shumicën e bashkive, Partia Socialiste, sipas projeksioneve merr 300 mijë vota më pak. Konkretisht, nga numërimi i deritanishëm i votave për këshillat bashkiakë Partia Socialiste merr 416 mijë vota ose 26,79%. Rënia e Partisë Socialiste gjatë dy viteve të fundit, siç edhe shihet nga shifrat zyrtare të KQZ, ka pësuar një rënie të frikshme.

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

Votat per Ramen duhen llogaritur si kryetar i maxhorances jo si PS. Kjo eshte realje e vleresimit per dy vjet (18 muaj qeverisje), sepse ai nuk qevris vetme si PS, por me koalicion.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Licovuni,

Te keqen e mendjes! Secili merr pergjegjesite e veta per qeverisjen.

LSI nuk ka pasur te pakenaqur perkundrazi ka rritur perqindjen e konsensusit. Nga ana tjeter PS per hater te koalicionit me LSI-ne ka krijuar pakenaqesi dhe zhgenjim te madh ne baze, shtoji kesaj dhe paaftesine per te bere reforma. Pra si konkluzion nuk mund te besh konsiderime si koalicion kur flitet per perqindjet e konsensusit ne nivel partiak sepse kjo do te thote ti besh qejfin vetes duke fshehur realitetin.

Submitted by qytetar (not verified) on

Te keqen e mendjes tende jo te atij...

Keto jane zgjedhje lokale jo politike,krahasimi behet vetem me 2011. PS atehere mori 27% te votave dhe tani 26.5%,vetem 0.5 me pak! Duhet te kuptosh qe vota e keshillit nuk eshte domosdoshmerisht edhe per partine...po te shohesh zgjedhjet e meparshme do shohesh parti inekzistente qe kane marre 10 mije vota,apo PBDNJ-ja me mbi 50 mije vota... Por ky nuk eshte realiteti. PD-ja eshte me shume se 20%,PS  me shume se 26%,dhe LSI shume here me pak se se 16%.

Artikulli i "Sot"-it eshte NUL,ne mos politik.

Submitted by Gjon- (not verified) on

qytetar,

Nuk mund te fshihesh pas justifikimeve kur shifrat te perplasin realitetin. Ajo qe kuptohet eshte qe PS  eshte ajo qe ka nje tkurrje votash edhe me te madhe se PD-ja pavaresisht proklamave triumfaliste qe shpallin si koalicion. Partickat e vogla i ngjiten gjithmone pushtetit prandaj ato sot i ke aleate por neser mund t'i kesh kunder nese ndryshojne koalicionet.

Arsyetimi me partishmeri po te marr ne qafe ty edhe ate me siper. Jo me kot keto zgjedhje konsideroheshin si nje test per partite ne relacion me ndarjen e re territoriale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.