Arkiv-Lajme

Talibanët koordinojnë një sulm të armatosur, shpërthen bomba mbi parlamentin afgan në Kabul (video)

Postuar në 22 Qershor, 2015 10:29

Të zgjedhurit afganë janë ndjerë të terrorizuar. Talibanët koordinuan një sulm të armastosur mbi parlamentin në Kabul. Ata shpërthyen një bombë të fuqishme në një makinë jashtë parlamentit, ndërsa më vonë tentuan të hyjnë brenda. Por atje terroristët u përballën me policinë, të cilët i vranë të shtatë talibanët e armatosur.  Sipas Najib Danish, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Brendshme: “Sulmi përfundoi me vdekjen e të gjithë talebanëve, të cilët ishin shtatë në numër”. Gjithsesi nga aksioni i rebelëve mbetën të vrarë një grua dhe një fëmijë.

Opozita humbet edhe në Sarandë. Florjana Koka fiton ndaj Kreshnik Bozhos me 1300 vota diferencë

Postuar në 22 Qershor, 2015 09:54

Edhe në Sarandë ka fituar kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Florjana Koka. Sipas të dhënave rezulton se Koka ka marrë 8300 vota, kundrejt 7001 që kanë shkuar për Kreshnik Bozhon e opozitës. Më herët ishte bërë e ditur se edhe në Himarë fitues rezultoi Gjergj Goro i mazhorancës. Me këto rezultate, bashkë me fitoren në Konispol, mazhoranca që përfaqësohet nga deputeti Koço Kokëdhima, ruan kontrollin mbi të gjithë vijën bregdetare në Jug.
s.z

Çudira raportimi me lajmin “25% e votuesve nuk gjejnë emrin në listë”, kundrejt “në 25% të qendrave të votimit, pati raste të mosgjetjes së emrit”

Postuar në 22 Qershor, 2015 07:49

Një raportim i pasaktë në shifra nuk është ndonjë çudi në këtë numërim zgjedhor që ndryshon me minuta. Por është qesharake pakujdesia apo loja me një raportim në veçanti: Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme, KZLN tha se nuk kishte vërejtur gabime të rëndësishme proceduriale apo shkelje gjatë ditës së votimit, por shprehu shqetësimin për një numër të konsiderueshëm qytetarësh, të cilët nuk mundën të votonin më 21 qershor.

21 qershori/ Rezultatet e deritanishme: PD-ja, humbëse kryesore. Goditet LSI. Bojkotohet Edi Rama në qarkun Vlorë

Postuar në 22 Qershor, 2015 06:43

Zgjedhjet e 21 qershorit dhe rezultatet paraprake të tyre po japin një fizionomi të qartë të peshës elektorale të subjekteve të ndryshme. Të papriturat e mëdha si ato në Përmet, apo Pogradec, flasin nga ana tjetër se diskutimi mbi hartën e re administrative, pra se ajo është realizuar me funksione elektorale, nuk qëndron edhe aq. Ose të paktën nuk konfirmohet këto zgjedhje. Politikisht, përvec PD-së që është deri më tani, humbësja e madhe, edhe LSI-ja e Ilir Metës ka pësuar goditje. Vora u deklarua se do të ishte fitorja më e madhe, por Fiqiri Ismaili fitoi sërish.

Përfundon numërimi në 17 bashki, mazhoranca fiton në shumicën e tyre

Postuar në 22 Qershor, 2015 06:30

Njoftohet se ka përfunduar numërimi i votave në 17 bashki të vendit, ku konfirmohet fitorja, në shumicën e tyre, nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, që drejtohet nga Partia Socialiste. Deri në orën 13:30 konfirmohen këto rezultate:

Bashkia PUSTEC

ASHE – 80.9%
APPD – 19.1%

Bashkia HAS

ASHE – 52.9%
APPD – 46.5 %

Bashkia KOLONJË

ASHE – 53.3%
APPD – 45.7 %

Bashkia SKRAPAR

ASHE – 86.3%
APPD – 13.7%

Bashkia LIBOHOVË

ASHE – 53.7%
APPD – 46.3 %

Bashkia DELVINË

Vora në kutinë e fundit, 2 vota më shumë nga votues. Kutia shkon në KQZ, në total kryeson Ismaili me 130 vota para

Postuar në 22 Qershor, 2015 06:05

Një garë kokë më kokë në Vorë, mes kandidatit të LSI Luan Sallaku dhe atij të opozitës së djathtë Fiqiri Ismaili. Në kutinë e fundit që po numërohej, rezultuan dy fletë votimi më tepër sesa numri i votuesve, ndaj dhe kutia do të dërgohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Deri në atë çast, Ismaili kryeson ndaj Sallakut me 130 vota përpara. Në Vorë përqindja e votimit ishte nga më të lartat, me mbi 60% pjesemarrje, por nuk kanë munguar tensionet mes palëve, që janë përpjekur t’i shuajnë deputetët Astrit Patozi i PD-së dhe Luan Rama i LSI-së. Në kutinë e fundit, LSI ishte 13 vota përpara.

E majta bie në Përmet ndërsa e djathta dorëzohet në Has, një lajm i mirë për emancipimin dhe i keq për bastionet

Postuar në 22 Qershor, 2015 04:32

Adem Lala i ASHEE fiton bashkinë e re të Hasit ndërsa kandidati Niko Shupuli i PD-së fiton bindshëm Përmetin. Harta duhej të ishte e përmbysur por në fakt nuk është kështu. Kjo përmbysje e konceptit të bastioneve është në fakt një tregues emancipimi i votuesit. Në Përmet rikandidimi i  Gilberto Jaçes krijoi tensione brenda PS-së dhe një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të kësaj zone, Vladimir Kosta. Këtu rivali i djathtë, inxhinieri Shupuli ka fituar thellë me 60% të votave. Ndërsa në Has Lala mori 53% të votave kundrejt 46% të rivalit Elez Maçi.

a.j

Disa rezultate të numërimit të kutive të para: Bashkitë e mëdha me avantazh të qartë, shumë e ngushtë gara në disa bashki të vogla

Postuar në 22 Qershor, 2015 03:10

Ndërsa rezultatet që po dalin nga kutitë e para gjatë numërimit në bashkitë e mëdha, kanë krijuar që në fillim një avantazh të dukshëm për njërin kandidat, në bashki të tjera gara e numërimit vijon kokë më kokë. Kështu, Veliaj në Tiranë, Ademi në Shkodër, Leli në Vlorë, Dako në Durrës, Sejdini në Elbasan, Filo në Korçë apo Subashi në Fier janë në avantazh të qartë. Por nga an tjetër në Vorë rezultati vijon të jetë i ngushtë ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Fiqiri Ismaili ka 49.7 % të votave kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku me 50.2 %.

Pak para nisjes së numërimit, PD akuzon IPR Marketing: “Një sondazh i manipuluar me paratë e krimit të organizuar”. Akuza edhe nga kandidati Sazan Guri

Postuar në 21 Qershor, 2015 12:41

Partia Demokratike ka akuzuar sot hapur kompaninë IPR Marketing për tentativë manipulimi. Në një deklaratë për shtyp, Jorida Tabaku pretendoi për të dhëna të ndryshme që flasin për këtë qasje manipuluese. “Ashtu siç e ka deklaruar edhe më parë Partia Demokratike sot është vërtetuar se sontazhi i IPR Marketing nuk është gjë tjetër veçse një sondazh i manipuluar me paratë e krimit të organizuar. Në disa zona si ne Tiranë, Durrës etj., stafi i IPR Marketing është kujdesur jo për një sondazh real shkencor, por për të manipuluar zgjedhësit dhe sondazhin.

Raportimi nga Korça, autobusët e dërguar në Selanik për të marrë emigrantë, kthehen bosh. Refuzim për të votuar...

Postuar në 21 Qershor, 2015 09:15

Gazetari Vladimir Lame raporton sot nga Korça për “AbcNews” për një pjesëmarrje zhgënjyese në votime. Sipas Lames shumë qytetarë ndihen të papërfaqësuar dhe ndaj me gjasë kanë refuzuar të shkojnë në kutitë e votimit, pavarësisht thirrjeve të partive politike. Lame shton së raportimin e vet se edhe përpjekja për të sjellë emigrantë për të votuar ka dështuar. Sipas tij autobusët e dërguar në Selanik për të mundësuar ardhjen e emigrantëve për të ardhur e votuar, janë kthyer bosh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme