Pak para nisjes së numërimit, PD akuzon IPR Marketing: “Një sondazh i manipuluar me paratë e krimit të organizuar”. Akuza edhe nga kandidati Sazan Guri

Postuar në 21 Qershor, 2015 12:41

Partia Demokratike ka akuzuar sot hapur kompaninë IPR Marketing për tentativë manipulimi. Në një deklaratë për shtyp, Jorida Tabaku pretendoi për të dhëna të ndryshme që flasin për këtë qasje manipuluese. “Ashtu siç e ka deklaruar edhe më parë Partia Demokratike sot është vërtetuar se sontazhi i IPR Marketing nuk është gjë tjetër veçse një sondazh i manipuluar me paratë e krimit të organizuar. Në disa zona si ne Tiranë, Durrës etj., stafi i IPR Marketing është kujdesur jo për një sondazh real shkencor, por për të manipuluar zgjedhësit dhe sondazhin. Partia Demokratike ka kapur në flagrancë disa raste kur përfaqësues të stafit të IPR Marketing me fletë të plotësuara paraprakisht i hidhnin në kuti si të plotësuara prej tyre dhe manipulonin zgjedhësit”, tha ajo. Pretendime për sonadazhin ngriti edhe kandidati Sazan Guri, gjatë një lidhjeje direkte me “News24”. Akuza e PD-së është shumë e rëndë dhe ajo vjen pak përpara nisjes së procesit më delikat, atij të numërimit.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.