Arkiv-Lajme

Numër i ulët votuesish, kryeministri “fut mik” emigrantët dhe gratë që të rritet pjesëmarrja

Postuar në 21 Qershor, 2015 08:14

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë që nuk e kanë kuptuar momentin historik që po jetojnë me këto zgjedhje. Nuk e kanë besuar ndoshta, ose nuk e kanë kapur mesazhin e përcjellë nga kretët e mazhorancës se vota e sotme e çon Shqipërinë drejt një fizionomie të re administrative. Shifrat e pjesëmarrjes janë të tilla që flasin për një lloj indiference të përhapur; 27.9% në shkallë vendi deri në orën 13:00. Edhe në Tiranë ka qendra që pasqyrojnë të njëjtën situatë: Vizion Plus raporton p.sh se në një qendër votimi në shkollën “Bajram Curri” nga 700 votues kanë marrë pjesë vetëm 180.

Incident me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Fredi Beleri nxirret me forcë nga qendra e votimit në Lukovë (Video)

Postuar në 21 Qershor, 2015 08:07

Kandidati i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri raportohet të jetë përfshirë në një incident gjatë procesit Zgjedhor. Ai mësohet se ka kërkuar të hyjë në një qendër votimi në Lukovë, por nuk është lejuar nga komisionerët e Partisë Socialiste, të cilët e kanë nxjerrë jashtë me forcë. Beleri raportohet të ketë qenë I shoqëruar nga disa persona, disa prej të cilëve emigrant të ardhur nga Greqia.

l.m

Edi Rama, votuesi më i ri i Surrelit: Me ndarjen e re territoriale nuk do të ketë më katunarë

Postuar në 21 Qershor, 2015 06:07

Edi Rama iu drejtua kutive të votimit si banor i Surrelit, ku dhe po ndërton vilën e re.  “Votova si katundar me fat, megjithëse me ndarjen e re territoriale nuk do të ketë më katunarë dhe qytetarë, pasi të gjithë do të jenë qytetarë të bashkisë së Tiranës”-ka  theksuar Rama, pas votimit. Kryeministri ishte I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Çifti ran ë sy për veshjen sportive dhe kombinimin e ngjyrave.

l.m

Shënim: Ambasada e SHBA monitoron zonat ku garon LSI

Postuar në 21 Qershor, 2015 06:05

Duket se formula “me qetësi dhe dashuri” që ka shtënë në punë së fundmi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nuk para bind kollaj të gjithë. Një nga aspektet që ka rënë në sy me hapjen e procesit zgjedhor të sotshëm, është prezenca e ambasadorit amerikan, Donald Lu, në Vorë dhe zv.ambasadorit Henry Jardine në Lezhë. Lu madje ka deklaruar se është aty si vëzhgues. “Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër.

Llalla si kofini pas të vjelave: Në listat e kandidatëve ka persona me precedentë kriminalë apo që janë nën hetim

Postuar në 21 Qershor, 2015 04:42

Në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe anëtar për këshilla bashkiakë ka persona me precedentë kriminale apo që janë nën hetim. Kryeprokurori Adritik Llalla ka bërë të ditur se intitucioni që ia drejton ka një liste me emrat e këtyre individëve. Kreu i akuzës ka bërë të ditur se këtë listë ia ka dërguar institucioneve që kishin kërkuar këtë informacion. Zyrtarisht prokurorisë i kërkoi informacion mbi kandidatët e inkriminuar nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, një kërkesë që ai e dërgoi nëpërmjet institucionit të parlamentit.

Zv/ambasadori amerikan, Henry V. Jardine me mision në Lezhë

Postuar në 21 Qershor, 2015 03:00

Një nga bashkitë ku ambasada amerikane ka përqëndruar vëmendjen në këto zgjedhje është ajo e Lezhës. Në qendrat e votimit të kësaj zone është parë që në mëngjes herët zv/ambasadori amerikan Henry V. Jardine, i cili po e ndjek nga afër procesin. Lezha është një nga zonat ku tensioni ka qenë në rritje dhe ku deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi pretendon se ndaj saj u qëllua me armë. Deklarata që u hodhën poshtë nga Partia Demokratike dhe vetë personi i akuzuar. Ndërkaq policia thotë se ka regjistruar ngjarjen por pa dhënë një version konkret.

l.m

Çifti Veliaj dorë për dore në Qendrën e Votimit

Postuar në 21 Qershor, 2015 02:55

I shoqëruar nga bashkëshotja e tij, Ajola Xoxa, me të cilën i ka patur të rralla daljet në publik gjatë fushatës elektorale, kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erion Veliaj ka votuar në Shkollën Fan S. Noli, në njësinë nr 2.  Pas votimit, Veliaj falenderoi komisionerët dhe përshëndeti ata që votojnë për herë të parë dhe u bëri thirrje qyetarëve të votojnë. Ai tha se çdo votë vlen, duke kujtuar këtu që 4 vjet më parë bashkia u nda vetëm me 10 vota.

l.m

Strategjia për ditën e zgjedhjeve, automjete të veshura me logo të LSI-së pranë qendrave të votimit

Postuar në 21 Qershor, 2015 02:15

LSI ka zgjedhur që gjatë ditës së zgjedhjeve të jetë e pranishme në të gjitha qendrat e votimit. Ajo ka zgjedhur një stretegji që e bën të dallueshme prezencën e saj në të gjitha  qendrat e votimit. Kështu automjete të veshura me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë parë pranë disa qendrave të votimit në Shkodër e Korçë, çka ka detyruar komisionerët e djathtë të kërkojnë ndërprerje të procesit deri sa këto automjete të largohen në distancën që parashikon Kodi Zgjedhor.

l.m

Gabime teknike të KQZ në fletët e votimit. Numrat e kandidatëve janë renditur gabim, pezullohet përkohësisht votimi në Tepelenë, Roskovec e Devoll

Postuar në 21 Qershor, 2015 01:19

Zgjedhjet lokale kanë nisur me probleme teknike që lidhen me bazën materiale të shpërndarë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Pezullohet votimi në Tepelenë. Numrat e kandidatëve në fletët e votimit në disa zona janë të renditur gabim, ndërsa raportohen problem edhe me bojën. Renditja e gabuar e numrave të kandidatëve në fletët e votimit ka detyruar Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor në Tepelenë e Roskovec të pezullojnë procesin e votimit. Në  bashkinë e Tepelenës kandidonë Tërmet Peçi për Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe Veip Çela për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Opozita bojkoton zgjedhjet në Kurbin. Komisionerët e djathtë nuk janë paraqitur, procesi vijon me komisionerë nga shoqëria civile

Postuar në 21 Qershor, 2015 01:05

Ishte e pritshme që Partia Demokratike  të bojkotonte zgjedhjet në Kurbin pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të lënë në garë vetëm kandidatin e mazhorancës  Artur Bardhi. KQZ nuk pranoi dorëheqjen e Altin Bibës dhe regjistrimin e kandidatit të djathtë në këtë garë Ilir Pjetraj. Komisionerët e djathtë nuk janë paraqitur as në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe as në qendrat e votimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme