Arkiv-Lajme

"Kur unë them “po” është “po”. Edhe Berisha kështu e ka. Basha të gënjen edhe për orën”. Po Ai tjetri...?

Postuar në 23 Qershor, 2015 05:45

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, foli sot për mundësinë e bojkotit të votave socialiste në zonat ku kandidatët ishin propozuar nga LSI. Madje për në Pogradec ai foli për pazar. Ky është leksioni i radhës që Ilir Meta po merr nga partneriteti me PS-në dhe Edi Ramën. Me këtë rast, të kujtojmë atë që tha Meta në shfaqjen e fundit në “Opinion”: “Pasuria ime më e madhe është që kur unë tjem “po” është “po”. Kështu e kishte edhe Berisha. Kurse Basha të gënjen edhe për orën”.

Luan Rama lë hije dyshimi nëse socialistët kanë votuar për kandidatët e LSI në bashkitë e humbura. Veçon “pazarin e Pogradecit”, pa sqaruar se çka ndodhur

Postuar në 23 Qershor, 2015 03:47

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë disa mesazhe në rreshta dhe mes rreshtash për këto zgjedhje lokale. Rama theksoi luajalitetin e votuesve të LSI-së, që respektuan deri në fund kandidatët e koalicionit, si dhe nënvizoi që “LSI u qëndron marrëveshjeve politike”. Duket se ky pohim shkon në llogari të dyshimeve se socialistët mund të mos kenë votuar në masë për kandidatët e LSI në ato bashki humbëse ku bien në sy Lezha, Kukësi etj.

Korçë, gjendet i vetëvrarë shefi i antidrogës, 30 vjeçar

Postuar në 23 Qershor, 2015 03:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Është gjetur pa jetë shefi i sektorit të narkotikëve në policinë e Korçës, Erion Bino, 30-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të qytetit, ndërsa rrethanat presin të sqarohen nga policia. Burime policore konfirmojnë se ai është vetëvrarë me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet.

a.k

Numërimi i votave, kryetarja e KQZ propozon heqjen e komisionerëve partiakë, Denar Biba sugjeron zëvendësimin e tyre me gjyqtarë e prokurorë

Postuar në 23 Qershor, 2015 00:07

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi propozon heqjen e komisionerëve partiakë nga numërimi i votave, ndërsa anëtari Denar Biba sugjeroi zëvendësimin e tyre me gjyqtarë e prokurorë. Procesi torturues i numërimit dhe i vulosjes së rezultateve në zgjedhjet në Shqipëri, do të ekzistojë për sa kohë nuk kalohet numërimi nëpër qendrat e votimit dhe për sa kohë komisionerët janë partiakë.

"Agon Channel” aludon për përfshirje të ambasadorit Gaiani në çështjen “Beccheti”. Dhe shton se “Enel” mund të jetë një nga “strukturat italiane”, që bashkëpunoi me palën shqiptare

Postuar në 22 Qershor, 2015 19:44

“Agon Channel” ka zgjedhur të publikojë pyetjet e një interviste ende të parealizuar me ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani. Në kronikën e posaçme për këtë çështje, redaksia e lajmeve e “ACH” adreson për Gaianin disa pyetje që kanë interes edhe për opinionin publik shqiptar. Kështu ambasadori pyetet nëse kryeministri shqiptar, kur flet për “struktura italiane” që kanë bashkëpunuar me strukturat shqiptare për çështjen “Becceti”, e ka fjalën për “Enel” dhe ambasadën?

“Fatali” Dule. PBDNj humbet gjithçka, dështon me çdo kandidim. Ngrihet partia e re e minoritetit, MEGA

Postuar në 22 Qershor, 2015 15:35

Partia Demokratike? Aspak. Humbësi absolut i këtyre zgjedhjeve lokale është Vangjel Dule. PBDNJ ka humbur në të gjitha bashkitë ku ka kandiduar duke shënuar edhe rezultatin më të keq që nga nga krijimi i saj në vitin 1991. Forca e re e minoritetit grek, MEGA, ja ka dalë të fitojë në Finiq, përmes kandidatit Leonidha Hristo, i cili garonte me kundërshtarin brenda minoritetit, kandidatin e PBDNJ Jani Babi të ndihmuar nga PD dhe LSI. MEGA u mbështet nga PS dhe deputeti Andrea Marto denoncoi për një kërcënim nga vëllai i kandidatit Babi.

Përfundon numërimi në 47 bashki, 34 fitohen nga mazhoranca, 13 nga opozita

Postuar në 22 Qershor, 2015 13:38

Numërimi i votave duket se ka ecur relativisht shpejt dhe pa probleme serioze. Deri më tani kanë dalë rezultatet për 47 bashki, prej të cilave 34 janë fituar nga mazhoranca dhe 13 nga opozita. Më poshtë rezultatet:

Bashkitë e fituara nga ASHE

Dështimi elektoral, Mesila Doda i kërkon llogari Bashës përmes një postimi me të ndjerin Olldashi: Ua kishe thënë, por s’të dëgjuan...

Postuar në 22 Qershor, 2015 12:41

“Të paktën sot biem dakort të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ja kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash… është filozofi dhe inspirim”. Ky është një mesazh në fb që ka shkruar deputetja e PD-së Mesila Doda, kuptueshëm përkrah një fotoje me deputetin e ndjerë Sokol Olldashi. Performanca inekzistente e PD-së këto zgjedhje e sidomos dërrmimi në Tiranë, ka nevojë për llogaridhënie të fortë dhe duket se Doda ka filluar e para, t’i kërkojë indirekt hesap kryetarit Lulzim Basha.

Reagime për zgjedhjet, deputeti i PD-së, Strazimiri: “Kurrë, një bandë kriminale nuk është neutralizuar me...votë”

Postuar në 22 Qershor, 2015 11:56

Çfarë do të bëjë opozita përballë kësaj humbjeje? Humbje e cila e lë atë në bisht të përfaqësimit në pushtet dhe që priret të legjitimojë mazhorancën aktuale në çdo nismë apo ndërhyrje, të cilën ajo e ka bërë zakon ta quajë reformë. Ende nuk ka një qëndrim politik për rezultatin, ndërkohë që është e qartë se humbja në Tiranë është e tillë që kërkon medoemos përgjegjësi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Një mendim që mund të jetë personal, por që nuk është çudi që të konvertohet edhe në linjë politike, është përcjellë nga deputeti Gent Strazimiri.

Humbjet e kandidatëve, një mesazh i qartë për LSI-në. Pritet vota për këshilltarët bashkiakë “për të kompensuar” hidhërimin

Postuar në 22 Qershor, 2015 10:41

Mund të thuhet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë goditje direkte sa u përket kandidatëve që ajo ka vënë në bashkitë e reja. Në Vorë, Lezhë, Kukës e Pogradec priteshin edhe garat më të ashpra, ku nuk kanë munguar tensionet fizike. Por pikërisht këto bashki LSI po i humb ose i ka humbur tashmë. Humbja e Mallakastrës është gjithashtu domethënëse për të majtën, dhe lexohet si mosaprovim ndaj LSI-së. Kjo parti ka shpresa të mira në Gjirokastër me kandidaten Zamira Rami, ndërsa në Berat ende gara është e nxehtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme