Luan Rama lë hije dyshimi nëse socialistët kanë votuar për kandidatët e LSI në bashkitë e humbura. Veçon “pazarin e Pogradecit”, pa sqaruar se çka ndodhur

Postuar në 23 Qershor, 2015 03:47

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë disa mesazhe në rreshta dhe mes rreshtash për këto zgjedhje lokale. Rama theksoi luajalitetin e votuesve të LSI-së, që respektuan deri në fund kandidatët e koalicionit, si dhe nënvizoi që “LSI u qëndron marrëveshjeve politike”. Duket se ky pohim shkon në llogari të dyshimeve se socialistët mund të mos kenë votuar në masë për kandidatët e LSI në ato bashki humbëse ku bien në sy Lezha, Kukësi etj. Rama u ndal në humbjen e Pogradecit, ngjarje të cilën e përshkroi si “Pazari i Pogradecit që I ngjau pazarit të Roskovecit”. Rama nuk sqaroi kush bëri pazar me kë në Pogradec, ku kandidatja Mile humbi ndaj rivalit të PD-së Kapri. Ai gjithashtu veçoi fitoren dërrmuese në LSI në Skrapar e Delvinë, ku kjo parti doli forcë e parë.

a.k

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Vota për LSI konsiderohet (në shkallë të gjerë) si votë për vdekjen e shpresës për shqiptarët.

LSI duhet të kuptojë edhe që Edi Rama nuk është pronari i votave që merr PS, (mbase kjo është mënyra se si funksionon banda LSI, dhe s'kanë si ta mendojnë ndryshe) - deklarata e këtij lëtyrës së LSI është një ofendim i hapur për dinjitetin e votuesve shqiptarë!

Shtrirja e kësaj partie po rrezikon shumë përpjekjet për shtet funksional, por megjithatë është një strukturë si puna e gjarprit - mjafton ti këpusësh kokën...

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

E ke thene perfekt Tekniku.

Shqiptaret pasi e shporren toksikimin e Nanoizmit (alkol, bixhoz, femra, tallje bythe me shtetit dhe korrupsion pa hesap), dhe pasi shporren kancerin ne cdo qelize te shtetit te Berishizmit, u ka ardhur koha te luftojne leucemine e LSI-se qe po infekton cdo dite gjak te ri.  Besoj se do ja dalim edhe kesaj radhe, per tu marre pastaj me semundjet e reja qe po shfaqen tek PS-ja.

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

Nuk prisja gje tjeter por kete fytyren qe te dilte e te hidhte balte mbi dibjitetin e Shqiptareve te cilet ne kundershtim te hapur me ate qe ndodh ne LSI, nuk u rreshtuan ne nje nje kollone sepse keshtu do nje pacavure si iliri apo nje zgerbonje si mona. Rritja e LSI eshte nje vrasje per se gjalli e shpresave te ketij kombi vital e te neperkembur keqazi prej mese 25 vjetesh. Une nuk jam i mendimit se Rama eshte shpetimtari i ketij populli por eshte vegla e duhur per te pastruar plehra si berisha e meta. Tani eshte koha qe likja te hapi krahun ose perndryshe prokuroria ti fusi krahun.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.