“Fatali” Dule. PBDNj humbet gjithçka, dështon me çdo kandidim. Ngrihet partia e re e minoritetit, MEGA

Postuar në 22 Qershor, 2015 15:35

Partia Demokratike? Aspak. Humbësi absolut i këtyre zgjedhjeve lokale është Vangjel Dule. PBDNJ ka humbur në të gjitha bashkitë ku ka kandiduar duke shënuar edhe rezultatin më të keq që nga nga krijimi i saj në vitin 1991. Forca e re e minoritetit grek, MEGA, ja ka dalë të fitojë në Finiq, përmes kandidatit Leonidha Hristo, i cili garonte me kundërshtarin brenda minoritetit, kandidatin e PBDNJ Jani Babi të ndihmuar nga PD dhe LSI. MEGA u mbështet nga PS dhe deputeti Andrea Marto denoncoi për një kërcënim nga vëllai i kandidatit Babi. Në Dropull fiton Arqilea Deçka, përfaqësues i koalicionit të djathtë, në Konispol PBDNJ është renditur e treta me 20%, ndërsa në Himarë ka fituar kandidati i majtë Jorgo Goro, ndërsa Fredi Beleri i kandiduar nga Dule ka marrë vetëm 23%, pa llogaritur dot as votën e vet pasi i humbi karta e identitetit.  

a.j

Comments

Submitted by Mega Omega, Alf... (not verified) on

Asgje per tu shqetesuar: jane e njejta gje!
Omega duhet te behet gati per te hyre ne Qeverine e Tiranes!
Enveri jo me kot shkroi Dy Popuj Miq. Pas Vitori Currit, ne pluralizem, gjithnje, kabinetet skypetare, kane padur dike qe dinte gerqishten bukur shkrueshem. Asnje qeveri nuk e ka pasur mungues kete faktor fqinjesie...
Idrizi do duhet ta pranoj kete shpjegim vote, ose ...le te kthenet ne Cameri, se minoritaris kane zyren e tire ne Tirana...

Submitted by Sotirios Karabu... (not verified) on

<p>I ka humbur karta Fredit..., prandaj humbi. Po ai figura i Agimit te Arte nga Lukova, Berti, qe kishte bere analizat a ADN-se dhe kishte dale pasardhes i Aleksandrit te Madh, nuk erdhi tia gjente karten Fredit?</p><p>Do t&#39;ua marre Koco hotelet, plazhin, edhe limonat dhe portokallet qe kane ne bahce. Pastaj do ti falen mire pensionit te grekut. Hajde te fala.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.