Numërimi i votave, kryetarja e KQZ propozon heqjen e komisionerëve partiakë, Denar Biba sugjeron zëvendësimin e tyre me gjyqtarë e prokurorë

Postuar në 23 Qershor, 2015 00:07

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi propozon heqjen e komisionerëve partiakë nga numërimi i votave, ndërsa anëtari Denar Biba sugjeroi zëvendësimin e tyre me gjyqtarë e prokurorë. Procesi torturues i numërimit dhe i vulosjes së rezultateve në zgjedhjet në Shqipëri, do të ekzistojë për sa kohë nuk kalohet numërimi nëpër qendrat e votimit dhe për sa kohë komisionerët janë partiakë. Ky ishte sugjerimi i kryetares së KQZ, dhënë për “Top Channel”, si përgjigje për pyetjen se përse po zvarritet procesi i numërimit në disa bashki, duke shkelur edhe Kodin Zgjedhor që parashikon përfundimin e procesit 24 orë pas mbylljes së qendrave të votimit. “Nëse numërimi i fletëve të mos bëhej në vende të përqendruara, por në qendra votimi, kalimi në qendrat e votimit, aty ku bëhet votimi do të lehtësonte shumë procesin dhe brenda orës 12 do të kishim rezultatin. Numërimi në qendrat e votimit një dhe komisionerë jopartiakë dy, do të bënte që të kishim një rezultat të menjëhershëm”, deklaroi Luzi. Në zgjatim të kësaj ideje, nënkryetari Denar Biba hodhi disa propozime. “Një strukturë për t’i dhënë përgjigje kësaj, do të ishte trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë. Mendo që janë njerëz me përgjegjshmëi shumë të lartë se sa militantët e partive që janë sot. Komisionerë militantë partish, që para se t’i përgjigjen KQZ, u përgjigjen strukturave politike që i kanë çuar në ato vende”, tha Biba. Vetë Luzi shtoi disa praktika europiane në vendet e tjera, ku janë vullnetarë numëruesit, ose zgjidhen me short nga një listë e shoqërisë civile.

l.v

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Leonard !

Pse nuk e pyetni Llaftari Luzin

1. A ka vende te tjera ne Evrope vec Shqiperise ku KQZ eshte e perhereshme ?

2. A nuk eshte kjo e famshmja KQZ e jona partiake ?

3. Pse nuk perdoren leximi optik dhe verifikimi elektronik i identitetit ?

4. Sa te na japin variantet qe ju sigurojne karrigen dhe i lejon partia qe i ka zgjedhur, apo ajo me te cilen behen, psenuk na thone si e kane vendet demokratike te perendimit,strukturen qe drejton monitoron zgjedhjet ?

5. A ka psur deri mesot propozimealternative dhe pse nuk jane degjuar?

dhe e fundit qe e di qe do ti shmangen :

6. Ne kete katraure elektorale qe po zvarrit vendin a kane pergjegjesi pseudoekspertet e huaj q e kane lejuar e nuk kane demaskuar     rregullat elektorale "specifike " arberore????

Te lutem shume e faleminderit Leonard......

Submitted by Alo1 (not verified) on

Po kqz per vete eshte partiake, pastaj do ishte shume mire qe te ishin gjygjtar dhe prokurore qe te pakten ta kishim te sigurt qe kush jep me shume lek fiton

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.