Arkiv-Lajme

"Një poshtërim për popullin shqiptar”

Postuar në 20 Qershor, 2015 16:31

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka ripërsëritur mesazhin e tij direkt për kandidatë me rekorde kriminale. Të vihet re me kujdes teksti dhe fjalët e mesazhit të tij të sotëm, pra vetëm pak orë nga dita e zgjedhjeve: “Vendosmeria e dukshme e partive per te kandiduar njerez te dyshuar per krime perben nje poshterim te popullit shqiptar.

Zgjedhjet vendore, votojnë mbi 3 milionë shqiptarë, monitorohen nga 3 mijë vëzhgues

Postuar në 20 Qershor, 2015 12:12

Kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, do t’i drejtohen 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës. Këto janë të parat zgjedhje pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore. Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi. Tirana si bashkia me numrin më të madh të zgjedhësve ka 864 qendra votimi, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Bashkia e Poliçanit, me 26 të tilla. Në 61 bashkitë e reja garojnë 158 kandidatë, prej të cilëve 36 janë të pavarur. Në garë janë 63 parti politike.

Kryeministri Rama e konsideron si fushatën më e qetë, epilogu i saj mbushet me incidente

Postuar në 20 Qershor, 2015 10:31

Edhe pse nga kryeministri Rama u konsiderua si fushatën më e qetë e civile, sërish epilogu i saj u mbush me incidente. Kërcënime me telefon apo të drejtpërdrejta, sherre që duken si banale, dhunë fizike deri në gjakosje e ndonjë e shtënë kallashnikovi. Me këto jemi ballafaquar vazhdimisht ditët e fundit. Në pamje të parë duken si raste sporadike incidentet e ndodhura në 30 ditë fushate, por gjithsesi ato janë një shenjë paralajmëruese. Duket sikur në Shqipëri ende vazhdon të jenë tabu zgjedhje aq të dëshiruara, ku të mos ketë përplasje fizike dhe as manifestime militantësh të armatosur.

Ndërkombëtarët shpërndahen nëpër Shqipëri, ambasadorët kryesorë dhe 283 monitorues të huaj vëzhgojnë zgjedhjet

Postuar në 20 Qershor, 2015 09:36

Do të jetë 283 është numri i vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë e ku do të ndjekin minutë pas minute procesin zgjedhor. Peshën më të madhe të monitorimit do ta mbajë OSBE-ODIHR, organizatë e cila edhe do të certifikojë këto zgjedhje. Zëdhënësja e misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë, Elma Sehaliç bëri të ditur se në terren do të jenë 202 vëzhgues nga 32 vende anëtare të ODIHR-it. Këshilli i Europës ka dërguar në Shqipëri 27 vëzhgues, ndërsa Instituti Demokratik Amerikan 6 të tillë.

Listat fiktive, KQZ rrëzon kërkesën e PD-së. Lefteri Luzi: S’mund të marrim vendim të paligjshëm (video)

Postuar në 20 Qershor, 2015 06:31

Paraditen e së shtunës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e votuesve që ajo pretendon se janë fiktivë. Rezulton se kërkesa është hedhur poshtë me 4 vota kundër dhe 3 pro saj. Edhe në mbledhjet e mëparshme të Komisionit, partia më e madhe e opozitës ka përsëritur vazhdimisht kërkesën në fjalë për votues që ajo pretendon se janë fiktivë, kryesisht në Durrës dhe Kavajë.

Qëlluan Fizët apo trillon Monika? Ende asnjë version nga policia e Lezhës për ngjarjen(Video)

Postuar në 20 Qershor, 2015 06:06

Lajmi se makina e deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi u qëllua me armë në fshatin Rrilë të Lezhës ka ngritur edhe pikëpyetje nëse ngjarja është e vërtetë apo një inskenim në prag të ditës së zgjedhjeve. Personi i akuzuar nga deputetja e LSI-së është Tonin Fizi, i cili thotë se në kohën e incidentit ka qenë në kazino dhe ka menduar se ngjarja ishte një shaka kur ia treguan shokët. Ai rrëfen atë çfarë ka thënë në polici lidhur me këtë ngjarje. Nga Komisariati në Lezhë nuk ka ende një version lidhur me pretendimet e Kryemadhit.

1.000 emigrantë vijnë nga Athina për zgjedhjet në Himarë, kandidatët vendosin autobusë falas

Postuar në 20 Qershor, 2015 06:01

Autobuzë falas për emigrantët në ditën e zgjedhjeve. “Panorama Online”  raporton se rreth 1.000 emigrantë kanë mbërritur nga Athina në Himarë për të hedhur votën në kutitë e votimit të dielën e 21 Qershorit. Ata mësohet se kanë ardhur në Shqipëri me autobusë të cilët janë vënë në dispozicion nga kandidatët e partive politike në garë, kryesisht të kandidatit të mazhorancës Jorgo Goro dhe kandidati i PBDNJ­së për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri.

Papunësia në shifrat më të larta nga 2012-­ta. Punëkërkuesit janë të moshës 16-­29 vjeç, që konsiderohet si edhe mosha më aktive

Postuar në 20 Qershor, 2015 04:04

Në muajt e parë të vitit 2015 regjistrohet dhe  numrin më i lartë të punëkërkuesve të papunë të regjistruar, të paktën që nga fillimi i vitit 2012. Kjo referuar sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Numri më i lartë i punëkërkuesve është i moshës 16­29 vjeç, që është edhe mosha që konsiderohet si më aktive. Po sipas këtyte të dhënave vihet re se në 3-mujorin e parë të këtij viti në zyrat e punës, janë regjistruar 145.478 punëkërkues të papunë, me një rritje prej mbi 5 mijë individësh krahasuar me 3- mujorin e fundit të vitit 2014.

Tirana e kryebashkiakut të ri, “dhurata” që del më e “varfëruar” nga ndarja e re territoriale

Postuar në 20 Qershor, 2015 01:23

“Dhuratat” për kryebashkiakun e ri të Tiranës, do të jenë: rritja e papunësisë, shtim i familjeve me ndihmë sociale, më shumë varësi nga të ardhurat e emigrantëve. E gjitha kjo vjen pasi ndarja e re territoriale sjell automatikisht një përkeqësim të treguesve të varfërisë të kryeqytetit. “Monitor” shkruan se kushdo që do të zgjidhet kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet lokale do të ketë një detyrë më të vështirë se paraardhësi.

Incident në Lezhë, LSI deklaron se është qëlluar me armë afër makinës së M. Kryemadhit. “Autori doli nga makina e A. Bumçit”. Deputeti i PD-së hedh poshtë çdo përfshirje

Postuar në 19 Qershor, 2015 19:30

Në mbyllje të fushatës elektorale dhe në momentin kur Shqipëria është në heshtje zgjedhore, përfaqësues të LSI-së ngrenë pretendimin për një incident në Lezhë. Sipas raportimeve aktuale, afër makinës së deputetes Monika Kryemadhi është qëlluar në ajër me armë. Kryemadhi ka deklaruar se autori ka dalë nga makina e deputetit Aldo Bumçi, duke shtuar se do të bëjë denoncimin. Incidenti, sipas versionit të Kryemadhit është përcjellë edhe nga kryeministri në emisionin “Top-Story”, por edhe është denoncuar zyrtarisht nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme