Arkiv-Lajme

Elvis apo Ervin? Sali apo Luli? Edi apo Edvin?

Postuar në 19 Qershor, 2015 16:36

Çështja e dekriminalizimit dhe përfshirjes së kandidatëve me rekorde kriminale, ka degraduar teksa kryeministri në vetë të parë ka tentuar t’i bëjë një trajtim banalizues. I identifikuar tanimë si shakaxhi kronik, kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur në Kavajë për emrin e kandidatit të vet, Elvis(Ervin) Roshi. “Faleminderit për këtë mikpritje entuziaste dhe për mbështetjen e merituar që i jepni kryetarit tuaj të bashkisë. Këtu në Kavajë nuk ka nevojë të flasësh shumë, mjafton të shohësh rreth e rrotull për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi.

Shpërthimi i Elvis Roshit..! (Video)

Postuar në 19 Qershor, 2015 15:17

Mitingu përmbyllës i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Kavajë tërhoqi vëmendjen për mënyrën sesi  kandidati i së majtës Elvis Roshit iu drejtua publikut. I zhveshur nga gjuha politike dhe me një fjalim patetik dhe të sinqertë Roshi u përgjigj akuzave të opozitës duke sqaruar për herë të parë edhe të vërtetën mbi ndryshimin e emrit. Ai tha se rivalin e tij në këtë garë Ëngjëll Cara ishte i pari që e kishte shëtitur në Europë dhe se ndihej i mbrojtur nga miku i tij Edi Rama..

l.m

Raporti i DASH: Shqipëria, mbështetëse e fortë e përpjekjeve anti-terroriste dhe një vend burim për luftëtarë të huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak

Postuar në 19 Qershor, 2015 14:53

“Shqipëria vazhdoi të ishte një mbështetëse e fortë e përpjekjeve anti-terroriste gjatë vitit 2014 dhe u bë pjesë e Koalicionit Global kundër grupit Shteti Islamik. Shqipëria i dhuroi një sasi të madhe armatimi dhe municioni luftëtarëve Peshmerga në veri të Irakut. Shqipëria është një vend burim për luftëtarë të huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak” këto janë pjesë kur flitet për Shqipërinë, nga raporti i Departamentit të Shtetit për terrorizmin.

PD mbyll fushatën, Kosova: Mendoj për qytetarët, s'kam frikë të mos bie dakord me ata që më propozuan kur flitet për interesin tuaj

Postuar në 19 Qershor, 2015 14:40

Në fjalën e tij përmbyllëse, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, iu drejtuar qytetarëve të Tiranë, duke premtuar më shumë angazhim nga ana e tij. Ai tha se në përfundim të fushatës ka filluar të mendojnë jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për interesat e qytetarëve. Kosova tha se vota për të nuk është votë personale apo votë për PD, por do të jetë votë për brezat e ardhshëm të qytetit të Tiranës. “Kemi nevojë që Tirana të qeveriset me përkushtim larg llogarive politike.

Pas deklaratave të Ramës në "Opinion" reagon Unioni: Përfaqësues të lartë të politikës po anatemojnë pa dallim gjithë gjyqtarët

Postuar në 19 Qershor, 2015 10:56

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në emisionin "Opinion", ku i quajti gjyqtaret maskarenj dhe gjykatat gagarele. Në deklaratë e tyre thuhet se Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë distancohet me forcë nga çdo fenomen antiligjor dhe inkurajon organet ligjzbatuese që të veprojnë fuqimisht dhe të ndërmarrin veprimet e duhura, në respekt të parimeve themelore të një procesi të drejtë penal, ndaj çdo fenomeni korruptiv, të konstatuar në çdo nivel të sistemit gjyqësor.

Masat e policisë për zgjedhjet, 6699 uniforma blu të angazhuar për mbarëvajtje e procesit

Postuar në 19 Qershor, 2015 09:45

Jo pak por 6699 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtje e procesit të zgjedhjeve këtë të diele. Në një dalje për mediat zv/drejtori i përgjithshëm Altin Qato, tha se e gjithë policia e shtetit është e angazhuar për rend dhe siguri gjatë ditës së zgjedhjeve.  Sipas Qatos të gjitha KZAZ-të do të sigurohen me punonjës policie ndërkohë që nga data 20 qershor do të merren në ruajtje edhe qendrat e votimit.

Saranda “shpëton” nga mallkimi. PBDNJ deklaron mbështetje për kandidatin e PD-së. Komplikohet situata për socialistët

Postuar në 19 Qershor, 2015 07:42

Vështirësohet edhe më tej suksesi i eksperimentit elektoral të Koço Kokëdhimës në Sarandë. Sot, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar mbështetjen e hapur për kandidatin e PD-së në Sarandë, Kreshnik Bozho. Kështu rivalja e tij, Floriana Koka do të ketë kundër edhe një sasi votash, që përndryshe mund të merrnin tjetër drejtim. PBDNJ fiton shumë në bashkinë e Finiqit, ku PD-ja tërhoqi kandidatin e vet, Karajani.

Fëmijët në fushata elektorale nga regjimi i Hoxhës e deri tek Edi Rama

Postuar në 19 Qershor, 2015 06:52

“Kush tha se fëmijët po përdoren për fushatë?!” Nën këtë titull “Mapo” ka bërë publike në faqen e saj dhe disa fotografi të kryeministrit Edi Rama me fëmijë. Në të vërtetë, që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, por dhe Sali Berisha e Fatos Nano, fëmijët janë përdorur për fushatë dhe kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë edhe pse konventat ndërkombëtarë për të drejtat e fëmijëve nuk e favorizojnë një gjë të tillë.

Basha flet për deklaratën e amerikanëve dhe shton se opozita ka denoncuar skenarin mafioz për zgjedhjet të dyshes Rama-Meta

Postuar në 19 Qershor, 2015 06:35

Dy ditë para zgjedhjeve, në një deklaratë për shtypin, Basha ka deklaruar se raporti i prezantuar vë në dukje problemet aktuale të periudhës elektorale në vend, të denoncuara sipas tij disa herë nga opozita. “Përshëndes deklaratën e KSHH në Kongresin amerikan për Shqipërinë, ku thuhet se qytetarëve shqiptarë u duhet bërë e mundur se po marrin pjesë në një proces të pastër, pa kërcënime e manipulime. Fatkeqësisht këto probleme janë aktuale në Shqipëri, citoj këtu deklaratën, dhe do të raportohen”, ka deklaruar Basha.

Komiteti i Helsinkit në ShBA ngre shqetësimin për sulmet ndaj kandidatëve në Shqipëri. Ata bëjnë thirrje për zgjedhje të lira e të drejta

Postuar në 19 Qershor, 2015 05:24

Ngacmimet ose sulmet ndaj kandidatëve janë shqetësime të vazhdueshme në Shqipëri. Ky është dhe konkluzioni  i kryetarit dhe një prej anëtarëve të Komisionit amerikan të Helsinkit. Në prag të zgjedhjeve lokale ata thanë se “populli i Shqipërisë meriton një shans për të zgjedhur një qeverisje lokale të përgjegjshme dhe të ndershme që është jetike për t’i ndihmuar të realizojnë aspiratat për shtet ligjor dhe mirëqenie”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme