Arkiv-Lajme

Skandali, 70 karta identeti si kontigjent votash për Safet Gjicin në Kamëz për ditën e zgjedhjeve (video)

Postuar në 19 Qershor, 2015 04:35

Skandalet vazhdojnë. Por ato gjithsesi po denoncohen njëra pas tjetrës. Siç pati paralajmëruar një ditë më parë në studion e “Abc News”, ish kryeministri Berisha ka bërë publike sot një video, në të cilën shihet dialogu mes një personi të lidhur me shtabin e kandidatit të PS për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici dhe një gruaje që i ofron atij plot 70 karta identeti si kontigjent votash për të dielën e 21 qershorit.

Dy ditë para zgjedhjeve vendore tërhiqet kandidati i PD-së në Finiq. Karajani: Arsye familjare

Postuar në 19 Qershor, 2015 04:12

Vazhdon “rrjedhja”, një tjetër kandidat i PD-së largohet. Vetëm dy ditë para se të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal një kandidat i Partisë Demokratike largohet nga gara, raportin "Panorama online". Lefter Karajani kandidonte për PD-në në Bashkinë e Finiqit. Karajani tha se dorëheqja e tij vjen për arsye familjare. Ai shtoi se e ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje në KZAZ. Ndërkohë PD nuk ka një kandidat në Bashkinë e Kurbinit, ndërsa largoi vetë nga gara kandidatin e saj në Bashkinë e Këlcyrës.

Nishani apel Ramës për zgjedhjet: Garanto lirinë e zgjedhjes, paanshmërinë e Policisë dhe Administratës

Postuar në 19 Qershor, 2015 03:14

Dy ditë para zgjedhjeve vendore dhe në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të bashkive në vend, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dhënë një mesazh për qytetarët, duke u kërkuar të votojnë masivisht të dielën. Presidenti i vendit ka kërkuar nga forcat politike qetësi dhe ka ftuar kreun e qeverisë të përcjellë mesazhin e tij mbi “garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve’. Kreu i shtetit kujton shqiptaret se indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.

Në pranga Vladimir Gjuta, akuzohet si tritolvënësi në farmacinë e familjes Tahiri (video)

Postuar në 19 Qershor, 2015 02:49

Në hyrje të tunelit të Kalimashit është arrestuar personi më i kërkuar në vend. Vladimir Gjuta, i akuzuar për organizimin e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm dhe i dyshuar po si autor i kërcënimit të drejtpërdrejtë ndaj ministrit, arrestohet në hyrje të qytetit të Kukësit. Operacioni për kapjen e 35-vjeçarit u krye dje në mesditë dhe sipas burimeve të policisë, në aksion morën pjesë efektivë të forcave speciale RENEA dhe disa të tjerë nga Grupi i Operacioneve Speciale.

Tregtia me Greqinë nën ndikimin e krizës, bie ndjeshëm pesha që ky vend zinte në ekonominë shqiptare

Postuar në 19 Qershor, 2015 01:46

Një ndër partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë ka qenë Greqia. Megjithatë, pesha që ky vend zinte në ekonominë shqiptare ka rënë ndjeshëm, kryesisht prej vështirësive ekonomike dhe krizës. "Tv Scan" raporton se megjithatë, shkëmbimet tregtare në katër muajt e parë të këtij viti kanë njohur një rritje relativisht të lehtë. Sipas të dhënave mbi ecurinë e tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave, vihet re një rënie e konsiderueshme e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, duke filluar nga viti 2009.

Prokuroria zbardh skandalin se si u shtuan zgjedhësit në Kavajë. Një punonjëse e gjendjes civile akuzohet për “shpërdorim detyre”

Postuar në 19 Qershor, 2015 01:29

“Panorama” raporton se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka zbuluar skandalin e transferimit brenda 10 ditësh në muajin prill 2015 të 250 familjeve në Kavajë. Shkresa e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Arian Madani, i është drejtuar KQZ­së, në të cilën e informon se një pjesë të konsiderueshme të familjeve të transferuara në Kavajë janë regjistruar nga zyra e gjendjes civile disa ditë para se kryefamiljarët të dorëzonin kërkesat me shkrim apo para se të lidhnin kontratën e qirasë.

Kreu i PD-së, Basha: “Në Kurbin nuk do të ketë zgjedhje më 21 qershor. Nuk bëhemi pjesë e një farse”

Postuar në 18 Qershor, 2015 15:06

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Opinion” se në Kurbin nuk do të ketë zgjedhje më 21 qershor. Basha tha se opozita nuk mund të bëhet pjesë e një farse elektorale me një kandidat të vetëm. “U them demokratëve të mos ligështohen. Zgjedhjet në Kurbin do të zhvillohen në një datë tjetër”, tha Basha duke ftuar mazhorancën që të bëhen pjesë e zgjidhjes së këtij problemi. PD-ja ka tërhequr kandidatin e vet në Kurbin, Altin Biba, por KQZ-ja nuk ka bërë çregjistrimin. Basha tha se PD-ja do të marrë çdo masë që të mos lejojë zhvillimin e kësaj farse.
s.z

AMA: Afati për kalimin drejt transmetimit numerik, nuk mund të respektohet

Postuar në 18 Qershor, 2015 13:00

Siç ishte paralajmëruar procesi i dixhitalizimit të rrjeetit analog të RTSH-së nuk mund të përmbushet në afat. Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftonte në datën 15 qershor se “pavarësisht masave të marra nga institucioni ynë, është i pamundur implementimi i plotë i strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe afati përfundimtar i mbylljes së transmetimeve analoge, 17 qershor 2015 nuk mund të respektohet.

Pasaporta e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës më të “pavlerat” në rajon. Më me vlerë, pasaporta greke

Postuar në 18 Qershor, 2015 11:06

Pasaporta shqiptare vlen më pak nga të gjitha pasaportat e vendeve të rajonit sa i përket lëvizjes së lirë. Nga një listim që publikon “Passportindex”, Shqipëria rezulton të ketë liri lëvizjeje të qytetarëve të vet, me 91 vende të botës. Sipas treguesit “power rank”, Shqipëria vlerësohet për nga “forca” e pasaportës me 43. Më keq

"Mos voto kaurin”, “parrullë” elektorale në Këlcyrë

Postuar në 18 Qershor, 2015 10:14

Diferencat fetare kanë nxjerrë krye sërish në Shqipërinë e Jugut, konkretisht në Këlcyrë. “Mapo” publikon një fotografi nga një rrugë në Këlcyrë ku shkruhet: “Voto Bujar Fezga dhe jo kaur”. Bujar Fezga është kandidati i opozitës që zëvendësoi Gentian Muhametin, të cilin PD-ja e tërhoqi. Përballë Fezgës është Klement Ndoni i mazhorancës, që është i besimit kristian. Nuk dihet autorësia e këtyre parrullave, por po bëhen prezente si pjesë e realitetit politik lokal në disa zona të Shqipërisë.
s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme