Reagime për zgjedhjet, deputeti i PD-së, Strazimiri: “Kurrë, një bandë kriminale nuk është neutralizuar me...votë”

Postuar në 22 Qershor, 2015 11:56

Çfarë do të bëjë opozita përballë kësaj humbjeje? Humbje e cila e lë atë në bisht të përfaqësimit në pushtet dhe që priret të legjitimojë mazhorancën aktuale në çdo nismë apo ndërhyrje, të cilën ajo e ka bërë zakon ta quajë reformë. Ende nuk ka një qëndrim politik për rezultatin, ndërkohë që është e qartë se humbja në Tiranë është e tillë që kërkon medoemos përgjegjësi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Një mendim që mund të jetë personal, por që nuk është çudi që të konvertohet edhe në linjë politike, është përcjellë nga deputeti Gent Strazimiri. Ja se çfarë shkruan ai në profilin e vet në “Facebook”, duke iu referuar raportit të OSBE-ODIHR: “ODIHR sapo konfirmoi me fakte dhe prova një leksion të historisë: KURRË, një bandë kriminale nuk është neutralizuar me... VOTË!!! Mirënjohje për të gjithë ata që besuan e që ende qëndrojnë në këmbë!!! FITORE!!!”. s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.