Disa rezultate të numërimit të kutive të para: Bashkitë e mëdha me avantazh të qartë, shumë e ngushtë gara në disa bashki të vogla

Postuar në 22 Qershor, 2015 03:10

Ndërsa rezultatet që po dalin nga kutitë e para gjatë numërimit në bashkitë e mëdha, kanë krijuar që në fillim një avantazh të dukshëm për njërin kandidat, në bashki të tjera gara e numërimit vijon kokë më kokë. Kështu, Veliaj në Tiranë, Ademi në Shkodër, Leli në Vlorë, Dako në Durrës, Sejdini në Elbasan, Filo në Korçë apo Subashi në Fier janë në avantazh të qartë. Por nga an tjetër në Vorë rezultati vijon të jetë i ngushtë ku kandidati i djathtë dhe kryetari aktual Fiqiri Ismaili ka 49.7 % të votave kundrejt kandidatit të majtë Luan Sallaku me 50.2 %. Në Rrogozhinë rezultati flet për 47.8 % për kandidatin e ASHE Beqir Nuredini kundrejt 49. 6 % të kandidatit të APPD Eqerem Deliu.

Në Bashkinë e Lezhës, kandidati i APPD Fran Frrokaj mbeti në disavantazh me 49.9%, ndaj kryetarit aktual Viktor Tushaj, por këto shifra janë krejt provizore pasi gara është shumë e ngushtë.

Në Finiq, gara e vërtetë është mes kandidatit të PBDNJ me 48 % dhe atij të Partisë së Minoritetit Grek, i cili është në avantazh me 51.9 %. Në Përrenjas, Miranda Rira është në avantazh me 51.2 % kundrejt Bajazit Karriqit me 48.8 %. Nnë Mat rezultati është në favor të kandidates së ASHE Adelina Farriçi me 51.6 % kundrejt rivalit të djathtë Nezir Rizvani me 48.3 %. Tejet e fortë është gara e Sarandës, ku Florjana Koka e Kreshnik Bozho, e para e ASHE dhe i dyti i opozitës, janë shumë pranë.  

a.k

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Rama duhet ta kuptojë që e keqja e Shqipërisë po përfaqësohet përherë e më tepër tek LSI. Elektorati socialist po i jep të qarta sinjalet për këtë realitet (bashkitë ku e majta fitonte lehtësisht dhe sot është në vështirësi janë bashki ku kandidati është prej LSI). LSI është hedhur në sulm të paparë për vota për këshill, dhe ai grupim nuk ka hezitim dhe as skrupuj - kam frikë se rezultati partiak do e nxjerrë këtë flamë në rritje, edhe pse nuk përkthehet domosdoshmërisht në vota parlamentare, megjithatë ideja e frikshme e tyre për të qenë faktor dominant në vendimarrje të këshillave më shqetëson. Shpresa që Bojaxhi të bëhet poli i ri që mund të përfaqësojë opozitën ndaj PS, duke realizuar tkurrjen e LSI dhe defaktorizimin e &quot;civilizimit Berisha&quot; nuk po gjen mbështetjen e duhur, megjithatë uroj që beteja të vazhdojë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.