Raportimi nga Korça, autobusët e dërguar në Selanik për të marrë emigrantë, kthehen bosh. Refuzim për të votuar...

Postuar në 21 Qershor, 2015 09:15

Gazetari Vladimir Lame raporton sot nga Korça për “AbcNews” për një pjesëmarrje zhgënjyese në votime. Sipas Lames shumë qytetarë ndihen të papërfaqësuar dhe ndaj me gjasë kanë refuzuar të shkojnë në kutitë e votimit, pavarësisht thirrjeve të partive politike. Lame shton së raportimin e vet se edhe përpjekja për të sjellë emigrantë për të votuar ka dështuar. Sipas tij autobusët e dërguar në Selanik për të mundësuar ardhjen e emigrantëve për të ardhur e votuar, janë kthyer bosh. Kjo sepse, siç thote gazetari Lame, emigrantët kanë refuzuar që kësaj radhe të hedhin një fletë votimi e cila nuk bën asnjë ndryshim.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.