Talibanët koordinojnë një sulm të armatosur, shpërthen bomba mbi parlamentin afgan në Kabul (video)

Postuar në 22 Qershor, 2015 10:29

Të zgjedhurit afganë janë ndjerë të terrorizuar. Talibanët koordinuan një sulm të armastosur mbi parlamentin në Kabul. Ata shpërthyen një bombë të fuqishme në një makinë jashtë parlamentit, ndërsa më vonë tentuan të hyjnë brenda. Por atje terroristët u përballën me policinë, të cilët i vranë të shtatë talibanët e armatosur.  Sipas Najib Danish, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Brendshme: “Sulmi përfundoi me vdekjen e të gjithë talebanëve, të cilët ishin shtatë në numër”. Gjithsesi nga aksioni i rebelëve mbetën të vrarë një grua dhe një fëmijë. Ndërkohë policia evakuoi ligjvënësit. Beteja zgjati rreth dy orë. 18 persona u plagosën, por asnjë deputet nuk u lëndua. Talibanët thanë se e kryen sulmin pikërisht në ditën kur do votohej për ministrin e ri të Mbrojtjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.