Çudira raportimi me lajmin “25% e votuesve nuk gjejnë emrin në listë”, kundrejt “në 25% të qendrave të votimit, pati raste të mosgjetjes së emrit”

Postuar në 22 Qershor, 2015 07:49

Një raportim i pasaktë në shifra nuk është ndonjë çudi në këtë numërim zgjedhor që ndryshon me minuta. Por është qesharake pakujdesia apo loja me një raportim në veçanti: Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme, KZLN tha se nuk kishte vërejtur gabime të rëndësishme proceduriale apo shkelje gjatë ditës së votimit, por shprehu shqetësimin për një numër të konsiderueshëm qytetarësh, të cilët nuk mundën të votonin më 21 qershor. “Është shumë shqetësuese që në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk e gjetën emrin në listë,” tha Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLN.

Ky lajm në disa faqe online është raportuar si: “25% e votuesve nuk gjejnë emrin në listë”. Këtij formulimi nuk i ka shpëtuar as Express e Kosovës. Me logjikë të thjeshtë, nëse një e katërta e votuesve nuk do gjenin emrin në lista, do bëhej fjalë për parregullsinë apo manipulimin me skandaloz në historinë e zgjedhjeve shqiptare, por kështu nuk ka qenë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.