Errësira ndërpret operacionin. Në kërkim 21 persona të dyshuar si autorë të ngjarjeve në Lazarat. Policia paralajmëron asgjësimin e tyre nëse nuk dorëzohen

Postuar në 24 Qershor, 2015 12:49

Polica e Shtetit ka njoftuar se është ndërprerë operacioni në Lazarat për shkak të errësirës dhe për të mos rrezikuar forcat e policisë dhe banorët. Gjithsesi, Policia thekson se, pikat hyrës dalëse të fshatit të Lazaratit do të vazhdojnë të kontrollohen dhe postoblloqet do të vazhdojnë të jenë të ngritura. Gjatë natës po vihen në funksion kamerat termike si dhe pajisjet e tjera të teknologjisë amerikane.

Policia e Shtetit ka bërë publike sot pasdite, emrat e 21 personave që mendohet se po qëllojnë ndaj uniformave blu. Janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat e që janë: 1. Arbion Aliko, 20 vjeç 2. Alban Aliko, 18 vjeç 3. Bervin Basho., 22 vjeç 4. Edmond Boci, 48 vjeç 5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç 6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç 7. Gurim Skënderi, 29 vjeç 8. Xhemal Gjini, 18 vjeç 9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç 10. G.B., 17 vjeç 11. Jeton Kalemi, 21 vjeç 12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç 13. Albon Meçi, 20 vjeç 14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç 15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç 16. Sinan Rabaj, 30 vjeç 17. Eligent Basha, 21 vjeç 18. Albi Mahmuti 19. Sevo Shurdhi 20. Endush Aliko 21. Ani Hiri. Më tej policia ka bërë thirrje për bashkëpunim mga banorët dhe nga pushtet vendor, duke paralajmëruar se do të kalohet edhe në asgjësimin e tyre nëse nuk dorëzohen. s.z

Comments

Submitted by lazarat (not verified) on

Bravo o shtet (kupto republike bananeje). Ke hapur lufte me 18 vjecaret sepse si miza pa koke kur ndodhin gjema te tilla s'di nga te vertitesh. Vec mbani mend nqs shteti fillon lufte me keta femije, e ka te humbur ne te ardhmen e afert, pavaresisht se mund ti duket sikur e fiton per momentin. hajde se tashti qe fituan dhe zgjedhjet socialistet, duhet te tregojne dhembet se c'u pa pastaj.

me vjen keq per policin qe u vra se keshtu i nisin si me shku ne dasem policat, por ama nje gje duhet ta dijne : si kane shkuar punet duhet te ruajne koken mire se njerezit jane te gjithe te armatosur dhe skane nerva e su behet shume vone per polici.

Submitted by "Fshat Problema... (not verified) on

Pjerin Ndreu dhe Hila i Xhunges po mbeshtetin njeri tjetrin.

Pjerini, ai deputeti problemtak, qe edhe Ilir Meta u desh ta denonte, e quajti Lazaratin PROBLEMATIK.

Ish-zevendes ministri i Mbrojtjes Hila, duke imituar paraardhesin e tij, shpertheu ne urrejtje totale.

Asnjeri prej tyre nuk gjeti qetesi ta degjonte Eni Vasilin: Mos ka lidhje kjo me zgjedhjet e pardjeshme?

Eshte fshati krimi, apo krimineli, apo ka kriminel prej jashte tij?

Hila u shpreh: "Gjykaten e ka tjeterkush, nuk e ka qeverria"?!

A pergjgijet Dritan Hila per ato qe thote?

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

I thoni atij minstrit te brendshem te mos nxjerre budallalleqe nga goja. Te mos thote se " do t'i asgjesoje". Nuk mund te vrase pa gjyq ai. se pastaj behet kriminel vete. T'i kape, te gjeje vrasesin e policit te nderuar hero. Kete ta beje me kurajo,por te mos shese "trimeri cubash". Nuk mund te vrase policia, nuk eshte aty per te vrare pa gjyq.

Submitted by Ndricim Sabah (not verified) on

Po te ishte legalizuar hashashi nuk do harxhoheshin plumba dhe karburant nga shteti. Edhe ai polici do ishte prane familjes. Dhe nga "krim" do ishte bere thjesht biznes. Mbase vileshin dhe ca te ardhura. Me pak njerez ne burg, me pak njerez ne arrati. Rinia shqiptare nuk eshte se do pinte me shume apo me pak hashash se sa pi tani (e dime shume mire se cfare behet).

Apo do kishin gjetur ndonje sebep tjeter per te terhequr vemendjen?

Edhe dicka per keta rambot qe e kane marre me yrysh. Humbja e nje polici eshte e rende, po shprehjet si "paralajmerohet asgjesim" jane per ti rene kembanave. Ka protokoll per ata qe dorezohen, ata qe nuk dorezohen, ata qe kane arme, dhe ata qe nuk kane. Mos i merrni njerezit per rosa te egra!

Submitted by ps ta harroj ppsh (not verified) on

Keta vrane Bahri Omaret, jo te kursejne lazaratasit qe nuk e ulen koken kurre...
Edhe Saliu, komunist ishte, por me Kryeqytetin qe Vigjelonte Kufirin e Jugut nuk e krruante!
Kamunist ka qene, por paralajmeroi se RamaMeta do rikthenin urrejtjen e Bllokut te Ri...
Po nuk bet Drejtesi, do ngrihet shpirti i policit te vrare kot se koti, dhe do tji tremb femijet tuaj, tere jeten e tyre...
Hetoni, zbuloni, provoni kush e beri krimin dhe kush drejton drogen, mos trembni voten kunder te Lazaratit...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.