Kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit. Grupi hetimor në vendin e krimit evidenton 10 vatra nga ku është hapur zjarr

Postuar në 25 Qershor, 2015 02:45

Që në mëngjesin e së enjtes ka nisur mësymja e forcave të policisë në Lazarat. Aksioni është në kuadër të kapjes së “Grupit të zjarrit”, një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy të tjerëve në këtë fshat. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se do të kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit. Forcat RENEA kanë kryer kontroll në banesën e vëllezërve Aliko dhe në banesën e Sebastian Shurdhit. Në Fier, mbrëmjen e djeshme ishte dorëzuar Sebastian Shurdhi, i cili është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Ndërkohë, grupi hetimor i Krimeve të Rënda mbërriti në vendngjarjen ku u qëllua efektivi i RENEA-s. Që nga momenti i krimit të djeshëm e deri më sot nuk ishte bërë kqyrja e vendit të krimit. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi. Grupi hetimor kryesohet nga kryeprokurori për Krimet e Rënda, Adnan Xholi, dhe shoqërohet nga forcat RENEA-s. Prokurorët dhe ekspertët kanë evidentuar 10 vatra nga ku është hapur zjarr. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.