Ibrahim Basha, polici i parë i vrarë në 15 vjet konflikt mes shtetit dhe Lazaratit. Kush e mban përgjegjësinë për futjen e furgonit të pablinduar në fshat?

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:25

Në 15 vite të konfliktit mes banorëve të Lazaratit dhe shtetit, Ibrahim Basha është polici i parë që vritet nga të shtënat me armë. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet ‘98-2000 kur policia ishte në ditët e saj më të vështira, nuk ka ndodhur as në vitet më pas kur në fshat u kryen disa operacione, madje dhe nga ajri. Nuk ndodhi as qershorin e kaluar, kur policia dhe Renea u futën në Lazarat në aksionin që u quajt si dëshmia më domethënëse e  qeverisë së re për të vendosur ligjin në  këtë zonë ku për vite mbretëroi kultivimi i hashashit.

Operacioni i së hënës në mbrëmje nuk lidhej me përpjekjet për rivendosjen e ligjit, por mori shkas nga disa thirrje dhe të shtëna  të ditës së zgjedhjeve kundër qeverisë. ResPublica mësoi se forcat Rena u thirrën në mesnatë për të shkuar në Lazarat, pa një plan të parapërgatitur por me urdhërin për të qetësuar situatën pas ditës së zgjedhjeve. Forcat Renea u nisën nga Tirana dhe në mëngjes herët mbërritën në Lazarat.

Në fshat u futën dy autoblinda dhe një furgon i zakonshëm i pablinduar, ku ndodhej edhe efektivi Ibrahim Basha që humbi jetën. Pra  në një zonë ku raportohej për të shtëna armësh Renea u fut me një mjet të pablinduar, një gabim i pafalshëm operacional që mund të lidhet me ndryshimet që janë bërë së fundmi në kupolën drejtuese të Forcave Renea. Është prokuroria që duhet të hedhë dritë edhe mbi këtë detaj që është anashkaluar si nga mediat ashtu edhe nga politika.

l.m

Comments

Submitted by Durrsi (not verified) on

Ti je me kta apo me ata? Plumba mbi policine ka patur edhe ne 2007. Mbi helikopterin italian qe u shpua nga plumbat. Por shyqyr qe nuk ka patur viktima, jo sic thua ti e te vjen keq pse nuk kane qelluar ne shenje terroristat.

Pyetje:- Ne kembe nuk lejohesh te futesh ne Lazarat? Vetem me mjet te blinduar?

Mos e mallkoni policine se zoti i madh do t'ja marre hakun brenda muajit te Ramazanit atyre qe sot po mbajne anen e ISIS-it te Lazaratit. Edhe ndaj nje shkrimi te tille. Fiksoje.

Submitted by qytetar (not verified) on

Ai ishte mjet shoqerues,dmth pasi autoblindat do neutralizonin autoret,pastaj do thirrej furgoni per transportimin e tyre.

Dhe keshtu ndodhi,autoblindat u nisen per te vendi i dyshuar,kurse furgoni vinte nga pas ne distance. Tjeter gje pastaj se ra ne kurth.

Se kjo llogjika qe kudo ku ka te shtena  policia te shkoje vetem me blind,eshte qesharake... Se edhe po te donte policia 5 blinda nga ato qe keni pare ne lajme ka gjithesej.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.