A. amerikan, Lu, mesazh Halim Kosovës: “Ambasada jonë ka folur shpesh rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë...Ju ishit i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur”
Postuar në 25 Qershor, 2015 18:49
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i ka dërguar kandidatit të opozitës për Tiranën, Halim Kosova, një mesazh urimi për fushatën qytetare që zhvilloi. Lu ka cilësuar se Kosova ka dhënë një kontribut për shëndoshjen e sistemit politik në Shqipëri. Më poshtë mesazhi i ambasadorit amerikan që vë edhe njëherë theksin te kandidatët e kriminalizuar. “I dashur Dr. Kosova. Doja t’iu dërgoja këtë letër, për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë, që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike. Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje, që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë, se sistemi i tyre politik po maturohet. Ne ju falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punën tuaj të jashtëzakonshme si ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje, në një të ardhme të afërt. I pari që e vuri re këtë lloj fushate të dr. Kosovës ishte kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili e cilësoi atë që në mesazhin e parë pas zgjedhjeve. Të vihet re edhe nënvizimi i Lu për faktin që Kosova ka folur për “çështje që shqetësojnë qytetarët e Tiranës”, element ky që u shpërfill nga shumë media, të cilat njësoj si stafi i rivalit të Kosovës, tentuan të parodizonin fushatën e kandidatit të opozitës. Kandidat i cili meriton të përshëndetet edhe sepse në këtë përballje pati nga mbrapa një parti dhe kryetar partie në anemi të plotë politike. Lajm i mirë është se kriminelët që kërcyen nëpër lista kandidatësh do të kthehen në problem mes partive që i vunë dhe faktorit ndërkombëtar.
s.z
Comments
Submitted by An (not verified) on
Ne pergjithesi ambasada ameriane ka nje qasje mjaft te mire ndaj problematikave shqiptare, por kete rradhe jane gabuar trashe. Kosova ben pjese ne kandidatet e korruptuar. E ka pranuar vete qe ka marre zarfe me leke kur punonte ne spitalet shteterore. Eshte dicka qe shumica e mjekeve e kane bere, por gjithsesi masivizmi i fenomenit nuk e ben Kosoven nje kandidat te pakorruptuar.
Submitted by Rilindja, ose ... (not verified) on
Une pyes se pse nuk i ka derguar mesazh Erit, fituesit. Ndoshta i dergon sot. Se c'ka ky Luja me keta kundershtaret e Luluse se PD
Submitted by marta-nesh (not verified) on
Kete Lu-ne e ka paralajmeruar G.Kokalari qe te mos beje loje interesash te lobit qe e emeroi por te perfaqesoje ShBA.
Sa per Kosoven , aq qete luhet kur e ke te sigurte humbjen dhe ai s'kish pse te bente sherr kot. Se po te kish nje shans te vetem, s'do kish mbetur nene e moter pa u share me stilin e njohur te ustait  plak; a po ka bythe ky t'i thote jo Saliut...
Po mbase  e kane thjesht kete mburrje si ngushellim per humbjen e thelle ??
Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on
Thank  You  Mr,Lu. Faleminderit Zoteri Ambasador. Fjala jote  eshte  shprese. Amerika eshte shpresa e  shqiptareve. Ka qene, eshte dhe do te jete.  Sepse eshte Amerika ku jeton LIRIA, Amerika ku Mafia mundet  dhe kapitullon. Do te vije dita qe edhe ne Shqiperi te ndodhe keshtu. Tani per tani eshte  koha kur Mafia kercen tango me  ca politikane qe nuk zbatojne keshillat e Amerikes dhe te tuat. Por kjo tango nuk ka per te zgjatur shume. Une  jam i bindur per kete  Zoteri Ambasador. Une i besoj fjales tende te MIKUT TE VERTETE.
God bless You and your loved ones.
God bless Albania!  God  bless America !
Submitted by keno kotorri (not verified) on
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.