Strategjia për të mbushur buxhetin e shtetit, 85 objekte privatizohen deri në fund të 2015

Postuar në 26 Qershor, 2015 01:30

Shteti vazhdonte ketë ende objekte të cilat mund ti sjellin të ardhura. Shitja e tyre është në strategjinë e mbushjes së buxhetit të shtetit. Në këtë kuadër Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të nxjerrë në shitje deri në fund të vitit rreth 85 objekte shtetërore. Drejtori i Privatizimit në këtë dikaster, Zamir Stefani, u shpreh në një intervistë për “Tv Scan”, se ka përfunduar dokumentacioni i paketës së parë prej 45 objekte. Nga ana tjetër, po këtë vit Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nisur procedurat edhe për privatizimin e shoqërisë “INSIG”, kompani sigurimesh ku qeveria zotëron 100% të aksioneve. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në 2016­ën do të privatizohet dhe pjesa e mbetur e aksioneve të kompanive “Albtelecom” dhe “Armo”.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pushtetart vjedhin parà dhe mandej nxjerrin ne shitje objekete shtetnore. Kjo asht menyra si pushtetart vjedhin shtetin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.