Ku është grupi i armatosur?

Postuar në 25 Qershor, 2015 11:20

Shteti humbi një efektiv të forcave “Renea”, ose thënë ndryshe një oficer të Repartit të Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur që kishte shërbyer në disa misione në Irak e Afganistan.
Ibrahim Basha nuk u vra në ndonjë betejë në Kabul dhe as në ndonjë sulm taleban në Tikrit, ra dëshmor në atdheun e tij të paqtë ku ndonjëherë të vjen andej nga nuk e pret. Policia e referoi ngjarjen si akt të një grupi të armatosur që kishte qëlluar në drejtim të forcave të rendit dhe mobilizoi në aksionin për kapjen e këtij grupi më shumë se 400 forca. Të gjithë u përgatitëm të shohim “luftë” mes rebelëve të Lazaratit dhe shtetit që u ngrit në këmbë për të garantuar rendin e sigurinë, i motivuar natyrisht nga humbja e jetës së një punonjësi të policisë. Fillimisht u tha se grupi i armatosur ishte lokalizuar te ish-pularia e vjetër dhe nga momenti në moment pritej mësymja e policisë për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të “lazove”, siç njihen rëndom në gjuhën e zonës. U deklarua zyrtarisht se fshati ishte rrethuar nga të gjitha anët; nga lart nga Sopoti, nga rruga e Prroit, nga hyrja e fshatit, por grupit të armatosur nuk i doli që nuk i doli tymi. Dita e parë e operacionit të policisë u mbyll me disa vetëdorëzime dhe së fundmi me dy të proceduar që dyshohet se janë autorë të hapjes së zjarrit ndaj forcave “Renea”. Beteja e madhe e 400 forcave në gatishmëri, u tret si kripa në ujë me dy të proceduar dhe 45 të shoqëruar nga “fshati Lazarat”.
A ishte vërtetë pra një betejë mes shtetit dhe një grupi të armatosur? Nëse do ishte një grup i strukturuar kriminal atëherë edhe rezistenca e tyre do dëgjohej me ndonjë krismë, ose në fund të fundit do shkrepej ndonjë pushkë sa për të mbajtur lart aktin e rebelimit. Policia që e njeh mirë atë zonë thotë se në fshat është një grup i keq adoleshentësh që të vrasin në mes të ditës dhe që jetojnë me historitë e Toni Montanës dhe hashashit. Prandaj dhe policia e Gjirokastrës nuk pranoi që duke u gdhirë e martë të futej në Lazarat, por kërkoi që fshati të patrullohej nga “Renea”, i ardhur nga Tirana. Kësaj radhe shteti nuk prodhoi ndonjë histori suksesi në Lazarat, por historinë e trishtë të një vendi ku blindat e policisë komandohen nga emocionet politike. Ibrahimin e ngritën nga gjumi në mesnatë, e futën në një furgon të lodhur dhe e nisën në Lazarat për të qetësuar situatën postelektorale në fshatin e pabindur "demokrat". Të paktën në ceremoninë e lamtumirës së Ibrahimit nuk duhet të ishin shfaqur udhëheqësit e një shteti që prodhon dëshmorë dhe komunikata shtypi me grupe kriminale dhe të dyshuar si autorë. Nje shtet i neperkembur nga disa adoleshentë vrasës palosi një flamur dhe mbi të vendosi kapelen e Ibrahim Bashës. I lehtë i qoftë dheu dhe i paharruar kujtimi i tij, familja e tij nuk do ta ketë të lehtë. Policia mbase do na thotë një ditë se ku është grupi i armatosur, që nga ministri u cilësua “se kishte edhe prirje ekstremiste fetare”.
L.M

Comments

Submitted by "Fshat Problema... (not verified) on

Se pari dhe pergjithnje: I lehte i qofte dheu i tokes ku lindi dhe se ciles i sherbeu punonjesi i policise...

Se dyti, jo thjesht qe te jemi edhe politikisht dhe shteterisht correct me shtetaret (qofshin ata ne pushtet apo ne Opozite) deklarohemi PRO Policise, PRO vendosjes se Rendit dhe KUNDER cdokujt qe ngre doren ndaj rregullave dhe ligjeve te ketij shteti.

Se treti, rrofte Liria dhe Drejta per te votuar Pro apo Kunder gjithkujt, te Kuq, Blu apo Mavi apo cdo tjeter. Askush nuk ka te drejte te mbaj meri apo te hakmerret ne emer te shtetit, per kete menyre zgjedhjeje. (Diku diku kane filluar te presin edhe energjine elektrike!!!)

Se katerti kjo toke dhe ky shtet eshte i te gjithe shqiptareve, pavarsisht ngjyres politike dhe pavarsisht se cili prej tyre ulet ne karriken e pushtetit.

Vetem, ju lutemi, mos na detyroni te mos e harrojme kohen e komunizmit...

Submitted by marta-nesh (not verified) on

ky tipi kujton se te zbulosh, te ndjekesh e te kapesh kriminelin eshte si te besh nje dore domino ... Duro ca o mitro se ke per t'i marre gjithe pergjigjet qe kerkon, prit njehere sa t'i hedhin nje dore dhe' policit te vrare, respekto zine , mos u sillni sikur keni zbritur nga pylli.

U prehte ne paqe punonjesi i policise qe ra per te mbrojtur paqen tone! Ngushellime familjes !

Submitted by Problematiku... (not verified) on

Nuk e kisha fjalen te Paqja Tone, e kisha tek Paqja e Secilit, d.th e Individit, qe ju e quanit Kulak, qe i gezohej kamjes or punes se tij, por ju edhe pasurine e quanit krim ndaj atdheut dhe paqes Tone!
Ju vret syrin kamja e atyre qe quajtet Kulake, ju doni vetem ata qe ju vjedhin juve dhe ju kerkojne Voten!
Kjo eshte Paqja Juaj...!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kamja tani eshte ne krahun e te majteve. Keta kane siguruar nje jete normale dhe shkollim te mire per femijet. Keshtu po sigurojne vazhdimesine e pushtetit per te ardhmen. Te djathtet, me PD jane ata qe jane te majte, dmth bythegrisurit dhe te pashkolluarit me pare e pa pare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.