Rënia e të ardhurave, përgjegjësia e "harruar" e administratës tatimore

Postuar në 25 Qershor, 2015 12:56

Dje mediat raportuan gjerësisht pasqyrën financiare të realizimit të të ardhurave për periudhën janar-maj 2015, që vuri në dispozion Ministria e Financave. Rezultatet e mbledhjes së të ardhurave dolën negative me miliarda lekë, duke shënuar kështu minuse në një sektor të ndjeshëm. “Te të ardhurat nga tatimet dhe doganat qeverisë i mungjnë 11 miliardë lekë (rreth 90 milionë euro) ku problemet më të mëdha u shënuan te të ardhurat nga akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale. Nga këto, të ardhurat nga akcizat janë për këtë vit janë 4.5 miliardë lekë më pak se plani, pavarësisht se akciza e cigareve u rrit nga 90 në 110 lekë për paketë në janar të këtij viti. Të ardhurat nga taksat nacionale janë 2.5 miliardë lekë më pak se plani, pavarësisht se në këtë zë llogariten edhe të ardhurat shtesë nga rritja e taksës së qarkullimit mbi naftën, e cila u rrit me 10 lekë për litër nga janari i këtij viti. Qeveria do të duhet të rishikojë buxhetin e shtetit këtë vit për t’u përballur me nivelin shumë më të ulët nga sa pritej në të ardhura, gjë që ka gjasa do të penalizojë edhe rritjen ekonomike të këtij viti”, raportonte “BIRN”. Është vlerësuar se ndikim në këtë ulje ka patur rritja e evazionit fiskal në mallrat kyç, “si duhan dhe naftë”. Në fakt edhe kryeministri në një intervistë të para disa javësh pranoi se akciza ka dhënë efekt pasi kompanitë kanë importuar me shpejtësi sasi të madhe malli, përpara se të hynte në fuqi ligji i ri. Mirëpo nuk jepet një shpjegim me rënien në dogana, një sektor që ka katër muaj me drejtim të ri në krye. Para disa kohësh për doganat doli lajmi se është kryer edhe një hetimi brendshëm, çka nuk u përgënjeshtrua nga Ministria e Financave. Madje “ResPublica” publikoi edhe qëndrimin zyrtar të instituciomit që deklaronte se shifrat e hetimit nuk janë shqetësuese. Deri më tani asnjë prej zyrtarëve të lartë, përfshi kryeministrin nuk kanë folur për mangësi në drejtimin e këtyre dy sektorëve, por rezultatet e dobëta, e kërkojnë si logjikë që edhe cilësia e drejtimit të nyjë si faktor në llogari. Elisa Spiropali dhe Brisida Shehaj u emëruan në detyrat e tyre shumë të larta, në të njëjtën kohë dhe si zgjedhje personale e Kryeministrit. Si prurje të reja që do të gjallëronin sektorët. Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe entuziazmi i fillimit nuk është më. Kjo,pasi lajme të tilla, janë lajme të këqija për të gjithë. Madje shqetësuese. Ndoshta ooha për të rishikuar diçka në drejtimin e administratës tatimore ka ardhur. Ndjesa dhe apologjia për disa gabime për të cilat foli Edi Rama në fjalën e fundit para zgjedhjeve, do të duhet të materializojnë ndoshta edhe rifreskim në një fushë që po paraqitet përherë e me më shumë probleme.
s.z

Comments

Submitted by Ska me lajme te... (not verified) on

Tani qe Fushata mvaroi, dhe NE Fituam, ska me lajme te bukura,tani ka Reforme!
Dmth do pranojme ato qe thoshte Opozita dhe Gjergji, por qe ne i quanim shpifje...
Dmth, nafta dhe renia kushte nisur, por cmimet do vazhdojne te rriten, dwri pak kohe para zgjedhheve te 2017, kur NE, Rilindiotet do fillojme tu genjejme serish...
Nderkohe, do bejme edhe NEVE ca para, se ku i dihey...Po sikur Sovrani...?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.