Raporti i DASH për vitin 2014: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Postuar në 25 Qershor, 2015 14:38

Vitet ikin dhe Shqipëria, në planin e të drejtave themelore që përmbahen në një shtet të së drejtës dhe të ligjit, lëviz me hapa shumë të ngadaltë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2014, cilëson thujase të njëjtat problematika që kemi parë për vite me radhë. Kthimi i pronës, mosndëshkimi, korrupsioni në gjyqësor dhe në shëndetësi, mediat, zbatimi i ligjeve të punës etj., mbeten çështje serioze në Shqipëri. “Në Shqipëri, problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave. Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes. Nga janari deri në qershor, njësitë e përbashkëta hetimore filluan 762 hetime të reja dhe dërguan 131 raste në gjykatë. U dha fajësi për 183 të pandehur dhe pushim nga puna për 26”, referon raporti. Problem i pandarë për tranzicionin mbetet ajo e pronave, ku “ësjtë bër pak përparim”. Disi e papritur është vërejtja për diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, po të mbajmë parasysh disa nisma ligjore. “Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja ligjore dhe dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime ka mbetur sporadik edhe pse qeveria ka shtuar përpjekjet për të hetuar zyrtarë të dyshuar për vepra të tilla”, thuhet në raport. Fjalë relativisht të mira thuhen për lirinë e medias. “Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi median, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën. Partitë politike, sindikatat dhe grupet e tjera botuan gazeta apo revista të pavarura nga ndikimi i qeverisë”, vlerëson DASH.
s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Athere, kush i fitoi zgjedhjet ?!?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.