Azilkërkimi në Gjermani, ende problem. Ambasada gjermane: Përvoja e stacionimit policor, sukses

Postuar në 28 Korrik, 2017 17:11

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë vijon të mbetet i lartë. Përtej ankesave zyrtare të Francës pak ditë më parë, situata në Gjermani vijon të paraqesë probleme, ndonëse me një ulje të ndjeshme. Sipas një informacioni zyrtar të kërkuar nga ResPublica pranë ambasadës gjermane në Tiranë, vetëm për muajin qershor pati rreth 500 azilkërkues dhe sipas vlerësimit ky numër është jo i vogël nëse mbahet parasysh se Shqipëria është vend origjine i sigurtë. Meqenëse edhe Franca siç u bë e ditur, ndonëse jo zyrtarisht, ka kërkuar stacionim të forcave të veta policore në pikat e kalimit doganor të Shqipërisë, përvoja gjermane vlen për t’u sjellë në vëmendje, përtej aspektit politik dhe institucional që ka të bëjë me qëndrimet e shtetit shqiptar. Thuhet në informimin e ambasadës:

-          Stacionimi i punonjesve gjerman te Policise Federale Gjermane ne kufirin Shqiperi-Greqi ishte nje sukses: “Vala e largimit“ te personave te dyshuar si azilkerkues potencial nga Shqiperia nepermjet aeroporteve greke ne Athine dhe Selanik, mundi te reduktohej ne menyre te ndjeshme dhe keto dy destinacione te lartpermendura me pas nuk u perdoren me ose u perdoren vetem pak. Ky aksion, nga kendveshtrimi gjerman, eshte i perseritshem ne çdo kohe dhe ne rast nevoje, sigurisht nese merr me pare aprovimin e Ministrise se Brendshme Shqiptare.
-          Mundesia per t’u punesuar ne Gjermani edhe per fuqi punetore te pakualifikuar ka deshmuar se eshte nje ventil i efektshem kunder shperdorimit te azilit.
-          Policia Federale Gjermane mbeshtet Policine Kufitare shqiptare – si edhe ne kater vitet e fundit – me deri ne 8 kualifikime cdo vit, te cilat zhvillohen nga eksperte gjermane te Policise Federale. Ata vijne posacerisht nga Gjermania ne Shqiperi dhe keto masa kualifikimi zhvillohen ne aeroportin kombetar TIA, ne pikat kufitare si dhe ne kufirin jeshil dhe blu.

Trajnimi në vijimësi i policisë siç shkruan ambasada duket se nuk ka dhënë rezultate përderisa frenimin e valës së azilkërkueseve e kanë realizuar sipas saj, prezenca e policëve gjermanë dhe politikat e punësimit. Të dyja detyrime të shtetit shqiptar që mesa duket nuk i përmbush dot. Është e pritshme që Franca të mos ketë të njëjtën ofertë me Gjermaninë kur vjen puna te punësimi dhe nëse situata vijon të përkëesohet edhe pas kaq vitesh, mund të pritet ndëshkim. Ajo që bën përshtypje këtu është fakti sesi një situatë e brendshme në Gjermani çoi në inicimin e politikave komplekse me ndikim në një vend tjetër, duke zgjidhur relativisht problemin e azilkërkuesve dhe duke mbajtur Gjermaninë një destinacion punësimi. Shqipëria këtu nuk aftësohet për asgjë, të paktën për kontrollet në doganë dhe kjo është tregues aspak i mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.