Blloku Bota

Ish-zyrtari i Mosadit: SHBA dhe Izraeli i kanë bërë llogaritë gabim

Postuar në 24 Mars, 2026 20:04

SHBA dhe Izraeli kanë zgjedhur strategjinë e gabuar me Iranin. Një ish-zyrtar i Mosadit thotë për RT se ndërhyrja në lidershipin e Republikës Islamike me shpresën e nxitjes së një revolucioni ishte një "kalkulim i gabuar".

Rami Igra, i cili ka drejtuar Divizionin e Pengjeve dhe Personave të Zhdukur të inteligjencës izraelite, është shprehur se ata që prisnin që iranianët të dilnin në rrugë pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarëve të tjerë të lartë ishin "shumë të zhgënjyer".

Lufta e SHBA ndaj Iranit, e paligjshme dhe çon në ndarje të pakthyeshme të Perëndimit

Postuar në 24 Mars, 2026 16:43

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka cilësuar luftën e SHBA-Izrael ndaj Iranit si një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar duke paralajmëruar për një çarje në lidhejt transatlantike të krahasueshme me ndarjen gjermano-ruse.

Ka pak dyshime se në çdo rast, justifikimi i një sulmi iminent mbi SHBA nuk pi ujë

ka thënë ai.

Kërkesë Papës: Një ekzorcist për çdo dioqezë

Postuar në 23 Mars, 2026 19:26

Shoqata Ndërkombëtare e Ekzorcistëve i ka kërkuar Papës Leo XIV që të sigurojë praninë e të paktën një prifti ekzorcist në çdo dioqezë, duke vënë theksin jo vetëm te numri, por sidomos te përgatitja profesionale dhe shpirtërore e tyre. Në një audiencë private të zhvilluar më 13 mars, ata i paraqitën Atit të Shenjtë një raport mbi shtimin e rasteve të lidhura me okultizmin, ezoterizmin dhe satanizmin, si dhe ndikimet shpirtërore që këto fenomene kanë tek besimtarët.

Referendumi/ Italianët i thonë jo reformës në drejtësi  

Postuar në 23 Mars, 2026 19:08

Italianët votuan kundër reformës në drejtësi, e propozuar nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Rreth 53.74 për qind e qytetarëve që morën pjesë në votim u thanë jo reformave të propozuara nga Meloni, ndërsa 46.26 për qind i mbështetën ato.

Pasi pranoi rezultatin, Meloni shkroi në X: "Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të vazhdojmë përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë."

Izraeli drejt shndërrimit në Republikë Fetare

Postuar në 23 Mars, 2026 15:15

Lideri opozitar izraelit, Yair Lapid, ka denoncuar kalimin e një projektligji që zgjeron të drejtat e gjykatave fetare rabinike.

Sipas tij, ligji i ri e kthen shtetin e Izraelit një një “shtet halakik”, pra në të cilin e drejta juridike fetare judaike – HALAKA – sundon dhe bëhet korpusi kryesor në vend.

Trump flet për bisedime shumë konstruktive me Iranin

Postuar në 23 Mars, 2026 14:35

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar në rrjetet sociale se përgjatë këtyre dy ditëve të fundit ai ka zhvlluar biseda shumë produktive “me vendin e Iranit” lidhur me zgjidhjen e plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme.

Nisur nga këto…unë kam udhëzuar Departamentin e Shtetit për Lufttën të shtyjë çdo dhe të gjitha goditjet ushtarake kundër centraleve elektrike të Iranit dhe infrastrukturës së energjisë për një periudhë pesë ditore

Një monedhë ari me fytyrën e Trump

Postuar në 20 Mars, 2026 20:21

Një komision federal i arteve në Shtetet e Bashkuara miratoi të enjten projektin përfundimtar të një monedhe përkujtimore prej ari 24 karatësh, që mban imazhin e presidentit Donald Trump, në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së vendit më 4 korrik.

Votimi nga US Commission of Fine Arts, anëtarët e të cilit janë mbështetës të presidentit republikan dhe janë emëruar prej tij më herët këtë vit, u zhvillua pa kundërshtime. Ky vendim i hap rrugë United States Mint për të nisur prodhimin e monedhës, ndërsa madhësia dhe prerja e saj mbeten ende në diskutim.

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dislokon trupa

Postuar në 20 Mars, 2026 19:49

Lindja e Mesme po përballet me një përshkallëzim të ri të tensioneve, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur dislokimin e një anijeje të madhe sulmi amfib, të shoqëruar nga mijëra marinsa dhe marinarë shtesë drejt rajonit.

Lufta po bëhet për Izraelin dhe po paguhet nga SHBA dhe Irani

Postuar në 19 Mars, 2026 18:47

Ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar në një intervistë për “Doha Neës” se lufta e tanishme nuk po bëhet as për amerikanët, as për iranianët dhe as për kënd tjetër. Sipas tij, lufta është duke u bërë për llogari të Izraelit dhe po paguhet  nga amerikanët dhe iranianët. Si në planin njerëzor, ashtu edhe financiar.

SHBA ka bërë disa gabime, por unë mbetem mbështetës i presidentit Trump

Postuar në 19 Mars, 2026 16:58

Bjellorusia mbetet një aleate e SHBA pavarësisht gabimeve të ndryshme të administratës Trump. Kështu është shprehur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko në një takim me delegacionin amerikan të drejtuar nga i Dërguari Special i SHBA për Bjellorusinë, John Coale.

Besoj se perspektiva ime mbi çështjet globale, sidomos në situatën në Lindjen e Mesme, do të jetë e rëndësishme për ju, nisur nga fakti se ju po luftoni kundër miqve tanë. Dhe jam i gatshëm të flas sinqerisht për këtë temë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota