Blloku Bota
Spanja tërheq ambasadorin në Izrael
Spanja ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj nga Izraeli. Lajmi referohet nga media të ndryshme bazuar në publikimin në Gazetën Zyrtare ku njoftohet se pozicioni i ambasadorit është përfunduar. Ministria e Jashtme spanjolle ka njoftuar mandej se misioni diplomatik do të drejtohet nga një i Ngarkuar me Punë pa një afat konkret.
Marrëdhëniet u acaruan sidomos me vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën, por lufta aktuale me Iranin ka derdhur gotën në raportet mes dy vendeve.
SHBA drejt dislokimit të një aeroplanmbajtëseje të tretë ndaj Iranit. 3000 goditje deri më tani
Shkalla e dëmeve aktuale në konfliktin SHBA/Izrael-Iran mbetet ende e diskutueshme ndonëse në një aspekt pala iraniane ka pranuar përgjithësisht zyrtarisht goditjet që ka marrë. Së fundmi është ngritur shqetësimi përherë e më i madh se gjurmuesit amerikanë të raketave dhe dronëve po reduktohen me ritëm të madh duke paralajmëruar zbulimin e njësive të përfshira në konflikt nga sulmet iraniane.
SHBA pranon se nuk ka objektiva strategjikë realë në Iran
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë zyrtarisht një objektiv të qartë dhe konkret ushtarak dhe politik në Iran.
Irani deklaron se sulmet në Qipro, Turqi dhe Azerbajxhan janë simuluar nga Izraeli
Pas incidenteve të fundit, MInistria e Jashtme e Iranit pretendon se incidentet me tri vendet në fjalë - Qipro, Azerbajxhan dhe Turqi - janë organizuar nga Izraeli për të tërhequr në luftë ndaj Iranit.
Raportime për vrasjen e vëllait të Netanyahut, Iddo
Në media të ndryshme rapotohet por pa konfirmim se është vrarë Iddo Netanyahu, vëllai i kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Sipas raportimeve është plagssur edhe ministri Itamar Ben-Gvir.
Trump: Vendimi për fundin e luftës në Iran, do konsideroj edhe mendimin e Netanyahut
Ne kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin
Kështu është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, për “Times of Israel” në një prononcim gjatë të cilit ka deklaruar se fundi i luftës me Iranin do të vendoset bashkarisht me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu.
Video/Lufta e Iranit po kushton 1 miliardë $/ditë
Kreu i agjencisë për ndihmat në OKB, Tom Fletcher, ka ngritur shqetësimin për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme duke vënë në dukje kanalizimin e fondeve masive drejt një lufte që po shkon sipas tij 1 miliardë dollarë në ditë.
Shi toksik në Teheran pas sulmit amerikan në rafinerinë e naftës
Një sulm në një rafineri në jug të Teheranit ka provokuar katastrofë mjedisore dhe shi toksik. Raportimet nga kryeqyteti iranian flasin për shi të zi dhe të ngopur me vaj.
Presidenti iranian njofton ndalimin e sulmeve ndaj vendeve fqinje në Gjirin Persik
Në një dalje të posaçme, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka njoftuar ndërprerjen e sulmeve ndaj vendeve fqinje të Gjirit. Siç tha ai, urdhëri u është komunikuar edhe forcave të armatosura iraniane, në një vendim që i jep konfliktit tjetër rrjedhë.
U përgënjeshtrua për 6 ditë
Mjaftuan vetëm gjashtë ditë sulme ajrore që SHBA të kuptojë dhe pranojë publikisht se ka nevojë për aleatët e vet në botë dhe se madje ata janë pjesë e paëvendësueshme e mbrojtjes së interesave të saj.
Së pari kemi presidentin Donald Trump që u ankua për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, të cilat i ka fyer vazhdimisht këtë vit.
Së dyti, kemi vendet e Gjirit ndaj të cilave SHBA ka detyrime të mëdha sepse sigurojnë fluksin e naftës në Perëndim, pra janë barometër i ekonomisë.
