Blloku Bota

Protestë masive në Çeki për mbrojtjen e pavarësisë së medias publike

Postuar në 25 Maj, 2026 15:55

Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar në mbështetje të televizionit publik, Czech Television dhe Czech Radio. Protesta vjen pas masave të kryeministrit Andrej Babish për të mbikëqyrur financimet për mediat në fjalë.

Duart larg nga Media! Kjo ishte deviza e një proteste të organizuar nga një platformë e quajtur Miliona Çaste për Demokracinë, e cila kundërshton ndryshimin e mënyrës së financimit të medias publike që sipas tyre kërcënon pavarësinë e saj.

Video/Sulmi më i madh rus mbi Kiev

Postuar në 25 Maj, 2026 00:08

Trump ndal në moment të fundit urdhrin ekzekutiv për Inteligjencën Artificiale

Postuar në 23 Maj, 2026 12:28

Presidenti amerikan ka pezulluar në momentin e fundit firmosjen e një urdhri ekzekutiv për inteligjencën artificiale, i cili ishte planifikuar të nënshkruhej të enjten, më 21 maj.

Sipas raportimit të  POLITICO, dokumenti synonte të adresonte shqetësimet në rritje se modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të zhvilluara nga kompani si  Anthropic, mund të përdoren për sulme kibernetike shkatërruese nëse bien në duar të gabuara.

Drejt konfliktit direkt NATO-Rusi

Postuar në 19 Maj, 2026 14:32

Zv. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Rybkov ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për agjencinë TASS, se konflikti direct me NATO-n është real dhe se ai do të ketë pasoja katastrofike.

Narrativa përshkallëzuese e kryeqyteteve europiane rreth kërcënimit në rritje të një lufte me intensitet të lartë me Rusisë…si dhe veprimet provokative në sferën bërthamore rrezikojnë përplasjen direkte

ka thënë ai.

CEO i Axel Springer deklarohet hapur sionist në Kongresin Botëror Hebre

Postuar në 14 Maj, 2026 19:09

Axel Springer SE, një nga konglomeratet më të mëdha mediatike në Evropë, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratës së CEO-s së saj, Mathias Döpfner, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Bordit Drejtues të World Jewish Congress në Gjenevë tre ditë më parë.

“Jam një goy [jo-hebre], dhe jam sionist. Me gjithë zemër, nga bindja dhe me pasion”, deklaroi Döpfner para të pranishmëve.

BE-NATO drejt "Shengenit ushtarak"

Postuar në 14 Maj, 2026 13:40

Komisioneri Europian për Transportin dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas ka deklaruar në Athinë se BE dhe NATO kanë rënë dakord për krijimin e një “Shengeni ushtarak”. Sipas marrëveshjes mundësohet lëvizja e shpejtë e trupave dhe mjeteve përmes Europës.

Një ligj i ri në Turqi mund të rrisë tensionet me Greqinë

Postuar në 10 Maj, 2026 21:13

Raportimet për një projektligj të qeverisë turke, i cili do të përfshinte pretendimet e Ankarasë në Egje dhe Mesdheun Lindor në legjislacionin e brendshëm, po shihen si sinjale paralajmëruese për një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve greko-turke.

Rusia do të ndalojë me çdo mjet ri-militarizimin e Gjermanisë

Postuar në 07 Maj, 2026 16:07

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Federatën Ruse, ka përcjellë përmes një artikulli të publikuar në RT, shqetësimet kryesore strategjike të vendit të tij sot. Medvedev shkruan se që nga shkurti 2022, në Europë po veprohet përmes asaj që ai e quan “operacioni kundër-special ushtarak” që do të thotë se në veprim është duke u konsumuar një plan veprimi ndaj asaj që Rusia nisi në Ukrainë. Medvedev shkon më tej kur e zgjeron analizën dhe vlerëson se rimilitarizimi i Gjermanisë synon përsëritjen e 22 qershorit 1941. 

Ukraina krijoi mënyrë të re të luftuari

Postuar në 05 Maj, 2026 17:44

Ukraina po merr një meritë thuajse universale për shndërrimin e thellë të mënyrës së luftimit në kohën e sotme.

Njoftime për vizitë të presidentit amerikan, Donald Trump në Greqi

Postuar në 05 Maj, 2026 17:24

Ambasadori amerikanë në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka njoftuar për një vizitë të afërt të presidentit Donald Trump në vendin tonë fqinj. Sipas medias shtetërore greke, ERT, që citon ambasadoren në fjalë, vizita ka gjasë të zhvillohet brenda verës së këtij viti, kur Trump së bashku me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe atë të Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Turqi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota