Blloku Bota
Ushqimi si mburojë strategjike, Suedia përgatitet për kriza dhe konflikt
Suedia po rikthen rezervat shtetërore ushqimore, në atë që autoritetet e cilësojnë si një nga investimet më të mëdha strategjike që nga vitet 1950, mes rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe pasojave të ndryshimeve klimatike.
Mitsotakis propozon rishikim të imunitetit ligjor për ministrat
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar ndryshime kushtetuese që sugjerojnë heqjen e imunitetit ligjor për ministrat dhe aplikimi i ndëshkimit me masën “punë përjetë” për zyrtarët shtetërorë. Mediat raportojnë se nisma synon të amortizojë goditjet e marra nga skandalet e njëpasnjëshme si ato me IPARD, fshehja e të vërtetës për aksidentin tragjik të trenit në vitin 2023.
Bota e vitit 2026 është e ndryshme dhe përfaqëson sfida të reja. Është koha ëpr një rishikim të guximshëm të Kushtetitës drejt një demokracie funksionale
Kalifornia rregullon me ligj përdorimin e Inteligjencës artificiale në proceset gjyqësore
Senati i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar të entjen që shkoi një ligj sipas të cilit të gjithë avokatët duhet të verifikojnë saktësinë e të jitha materialeve të prodhuara nga inteligjenca artificiale përfshirë citime të rasteve të ndryshme në përpilimin e dosjeve për në gjykatë. I njëjti ligj ndalon edhe arbitruesit që të delegojnë vendimet te modelet gjenerative të Inteligjencës Artificiale apo edhe të bazohen në informacione të gjeneruara prej IA pa u treguar paraprakisht palëve të përfshira në mosmarrëveshje.
Tsipras synon një të majtë të bashkuar për të mundur Mitsotakis
Alexis Tsipras, ish-kryemiistri i majtë i Greqisë është duke u përpjekur për krijimin e një koalicioni të spektrit të majtë, me synim rotacionin në vend.
Mediat greke raportojnë për krijimin prej Tsipras të një grupi pune për hartiin e një platforme që synon bashkimin e tri rrymave: socialdemokratëve, të majtës radikale dhe ekologjistëve.
Guterres paralajmëron kolapsin financiar të OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar për kolapsin financiar të organizatës.
Kriza po thellohet duke kërcënuar zbatimin e programeve dhe kolapsin financiar. Dhe situata do të përkeqësohet më tej në të ardhmen e afërt
BE-ja shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të enjten të shpallin Gardën Revolucionare të Iranit një "organizatë terroriste", pas një shtypjes së protestave masive në Teheran.
"Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje", shkroi shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas në X. "Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vet po punon drejt shkatërrimit të vet".
Kimikatet toksike do t’i kushtojnë Europës gjysmë trilioni euro deri në vitin 2050
Evropa do të paguajë të paktën 440 miliardë euro për të zgjidhur problemin e ndotjes dhe ndikimet shëndetësore nga kimikatet toksike PFAS deri në mesin e shekullit, sipas një studimi të publikuar të enjten nga Komisioni Evropian.
Kostoja mund të rritet në gati 2 trilion euro sipas objektivave më ambicioze të pastrimit, paralajmëron analiza, duke përshkruar vlerësimin prej afërsisht gjysmë trilioni eurosh si një bazë për adresimin e ndotjes nga PFAS në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane.
Irani pajis me 1000 dronë strategjikë ushtrinë e vet
Agjencia gjysmë shtetërore iraniane, “Tasnim” raporton për pajisjen e e ushtrisë me 1000 dronë strategjikë të futur në përdorim pas një urdhëri të kreut të saj, general Amir Hatami.
Sipas agjencisë në fjalë, dronët janë projektuar në dritën e përvojës së luftës 12 ditore të qershorit 2025 dhe ata kanë cilësi të përmirësuara për shkatërrim, sulm, zbulim dhe kategori të luftës elektronike të aftë të godasin shënjestra specifike të lëvizshme në të gjitha mjediset.
Trump nis operacionin "Irani"
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një aksion në stillin venezuelian edhe në Iran. Përmes një postimi në rrjetin social “Truth” Trump ka vënë në dukje dislokimin amerikan në Gjirin Persik të cilin e ka cilësuar se është më e madhe sesa në Venezuelë. Dislokimi vjen ndërkohë që ka raportime se edhe Izraeli po bëhet gati të sulmojë republikën islamike, aktualisht e përfshirë nga protesta masive.
Nëse Trump del nga NATO, atëherë po që do kishim një problem real
Në një intervistë për gjermanen “Spiegel” ish-këshilltari i Sigurisë së Donald Trump në mandatin e tij të parë, John Bolton, komenton dinamikat e tanishme në krizën ukrainase. Sipas tij, në veprim është instinkti dhe komplekset e Donald Trump që admiron figura të forta si Putin apo Erdogan dhe Xi Jinping. Sipas Bolton, Trump madje i ka zili ata për mënyrën si ushtrojnë pushtetin, çka e bën atë një subjekt të manipulueshëm lehtë.
