Blloku Bota
Mosbindja e vërtetë/Goditet me grusht ministri serb i Kulturës
Një person ende në kërkim raportohet se ka qëlluar ministrin serb të Kulturës, Nikolla Selankoviç në Beograd. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka deklaruar se me ndihmën e kamerave është duke u punuar për kapjen e personit.
Selankoviç nuk e njeh këtë individ…Pas incidentit Selankoviç mbërriti në Ministrinë e Brendshme me hundë të gjakosur
citohet Daciç.
Forcat siriane ekzekutojnë 340 civilë të pakicës alavite në Latakia
Siria e pas Bashar al Assadit duket se nuk e ka të lehtë rrugën drejt paqes sociale. Media të ndryshme raportojnë për përshkallëzim të një dhune që ka në bazë ndarjen fetare. Pas disa përleshjeve që besnikë të Assadit patën me forcat e sigurisë, këto të fundit raportohet se kanë vrarë rreth 340 pjesëtarë të pakicës alavite, prej nga ku vjen Assad. Sulmi u krye në Latakia, venddislokim edhei bazës detare ruse.
Përplasje Musk-Rubio
Miliarderi i teknologjisë dhe këshilltari i ngushtë i Trump, Elon Musk u përplas sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, gjatë një mbledhje të kabinetit të organizuar nga Presidenti Trump. Musk shpërtheu ndaj Rubios, duke kritikuar ish-senatorin se nuk kishte pushuar nga puna shumë nga punonjësit e DASH.
Trump njofton: I kam shkruar letër Ayatollahut Khamenei për negociata për çështjen bërthamore
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar së fundmi se ka kërkuar përmes një letre për liderin iranian, Ayatlloah Khamenei, negociimin e çështjes bërthamore. Ndonëse Ministria e Jashtme iraniane ka nënvizuar se nuk mund të negociohet në kushtet e presionit makismal, Trump ka vënë në dukje në një klip për Fox Bussines se:
500 000 trupa dhe akses në arsenalin bërthamor
Gara sapo ka nisur dhe sinjalet janë shqetësuese. Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se vendi i tij synon të krijojë një ushtri me 500 mijë trupa aktive dhe të marrë akses në bombën bërthamore.
Ne duhet të vetëdijësohemi se Polonia duhet të synojë për kapacitetet më modern, gjithashtu lidhur me armët bërthamore dhe armët moderne jokonvencionale. Kjo është jë garë për sigurinë, jo për luftën
Asgjësimi i arsenalit bërthamor, jashtë çdo diskutimi për momentin
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, Mikjail Ulyanov, ka hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Trump, për çamarimin e plotë bërthamor të SHBA, Rusisë dhe Kinës.
Me aq sa kuptoj nga fjalimi i Trump, ai foli për eliminimin e plotë të arsenaleve bërthamore. Kam frikë se ai po ecën para kohe. Kjo është jashtë çdo diskutimi për momentin. Megjithatë disa shkurtime apo masa të kontrollit të armëve janë të kuptueshme
citohet ai.
Sarajeva po përdor BE-në si Kalë Troje për të shkatërruar Republikën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka akuzuar autoritetet në Sarajeve se po shfrytëzojnë Bashkimin Europian për të shkatërruar Republikën Srpska. Pas një takimi me presidentin e kësaj të fundit, Milorad Dodik, Vucic ka shprehru shqetësim “për situatën në Bosnje – Hercegovinë” duke vënë në dukje potencialin e konflikteve të armatosura.
Rusia nuk do të tolerojë dislokim trupash të NATOS- apo europiane në Ukrainë
Ukraina tashmë vija e një fronti të asaj që duket se do të jetë era e një lufte të ftohtë të re në Europë. Ministri i Jashtëm, rus Sergey Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk do të tolerojë praninë trupave të NATO-s në Ukrainë, duke bërë të qartë se kjo do të përfaqësonte dhe interepretohej si kërcënim direkt nga vendit të tij.
Nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë
ka thënë ai.
Fundi i afërt i NATO-s
Ish-komandanti I NATO-s, admiral James Stavridis, shkruan sot në një opinion në “Bloomberg” se tashmë fundi i Aleancës transatlantike është çështje kohe.
Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë
Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe tymuese. Mediat raportojnë edhe për të plagosur.