Blloku Bota

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Postuar në 26 Gusht, 2025 12:21

Pas 60 seancash të dështuara, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur më në fund kryetarin e vet. Dimal Basha, i Lëvizjes Vetëvendosje është votuar me 73 vota prad he 30 kundër. Pro tij kanë votuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar aktin e sotshëm: fitore të injorancës.

Basha është një jurist i të drejtës penale, diplomuar në SHBA, 46 vjeç dhe erdhi në garë pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe disa kandidatëve të tjerë.

Musk padit Apple dhe OpenAI: Pozitë monopol në treg, po diskriminojnë Grok

Postuar në 26 Gusht, 2025 11:50

Elon Musk, miliarderi I teknologjisë dhe zotërues i X, ka paditur në gjykatë kompanine Apple dhe ChatGPT për sjellje monopolizuese të koordinuar. Pretendimi i Musk ka të bëjë me nënrenditjen në listë kërkimi dhe cilësimet e prezantimit  për Grok, prodhimin e tij në fushën e Inteligjencës Artificiale.

1 milion vlerësime me mesatare 4.9 dhe Apple ende refuzon të përmendë Grok në ndonjë listë

Trump paralajmëron dialog tripalësh për çarmatimin bërthamor

Postuar në 25 Gusht, 2025 19:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajëmruar një dialog të nivelit të lartë për kufizimin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën.

Po flasim për kufizimin e armëve bërthamore. Do përfshijmë edhe Kinën. Ne kemi më shumë, Rusia e dyta, Kina e treta. Kina është ende pas, por do na arrijë në pesë vjet. Do donim të denuklearizoheshim

citohet Trump.

Tensione dipomatike mes Francës dhe SHBA

Postuar në 25 Gusht, 2025 17:32

Një incident diplomatik është konsumuar së funmdi mes SHBA dhe Francës që ka çuar deri në thirrjen e ambasadorit amerikan në Paris, Charles Kushner për sqarime. Sqarimi erdhi pasi Kushner publikoi një letër të hapur përmes së cilës akuzonte qeverinë franceze se nuk ka bërë sa duhet për të luftuar antisemitizmin në Francë.

Nga ana e vet, qeveria franceze e ka cilësuar të papranueshme akuzën e Kushner, në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti.

Video/20 të vrarë mbi spitalin "Nasser" në Gaza

Postuar në 25 Gusht, 2025 15:37

Një sulm i Izraleit mbi spitalin "Nasser" në Gaza ka shkaktuar 20 të vdekur mes të cilëve edhe katër gazetarë. 

Serbia është peng i një agonie të njerëzve që vlerësojnë më shumë pushtetin sesa jetën

Postuar në 24 Gusht, 2025 15:44

Ish-zv.kryeministri i Serbisë, psikologu Zarko Korac, ka deklaruar në një intervistë televizive, se Serbia aktualisht mbahet peng nga njerëz që sipas tij vlerësojnë më shumë pushtetin sesa jetën.

Pse po dështon BE-ja në Serbi?

Postuar në 24 Gusht, 2025 13:10

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile.

Zhurmë për një rikthim në politikë

Postuar në 23 Gusht, 2025 17:35

Gazeta e djathtë greke “Kathimerini” njofton për një rikthim të mundshëm në politikë të ish-kryministrit grek, Alexis Tsipras. Gazeta referon disa dalje të Tsipras në mediat ndërkombëtare, si shenjë të një rikthimii që paralajmëron ndryshime në skenën politike greke.

Syriza, partia që dikur drejtonte dhe të cilën e çoi në pushtet vëritet në gamën e 6-7% të elektoratit.

Ka ardhur koha të them të vërtetën time

FBI-ja ushtron kontroll në shtëpinë e John Bolton

Postuar në 22 Gusht, 2025 21:03

FBI ka kryer një bastisje në shtëpinë e John Bolton-it në Merilend të SHBA-ve, raporton “Associated Press”.  Mësohet se bastisja është pjesë e një hetimi mbi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, tha të premten një person që kishte informacione mbi çështjen. Personi në fjalë nuk ka autorizim për të folur mbi hetimin me emër dhe foli në kushte anonimiteti për Associated Press. 

Studentët refuzojnë ftesën e Vuçiç për debat televiziv: Flasim në zgjedhje!

Postuar në 22 Gusht, 2025 18:22

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballfaqohet në dialog televiziv me përfaqësues të protestuesve duke bërë thirrje që palët të kthehen në dialog.

Serbia duhet të zgjidhë çështjet e veta përmes dialogut demokratik, jo dhunës. Ftoj përfaqësues të bllokuesve të diskutojmë publikisht për vizionet tona planet dhe prorgramet e së ardhmes

citohet ai.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota