Blloku Bota
Kanadaja njofton njohjen e shtetit palestinez
Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Kanadaja ka njoftuar njohjen në muajin shtator të shtetit palestinez. Kryeministri Mark Carney ka deklaruar së Kanadaja do të zyrtarizojë qëndrimin e vet në punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator duke e justifikuar këtë me angazhimin e Autoritetit Palestinez në reformat e domosdoshme përfshirë zgjedhjet në vitin 2026, demilitarizimin dhe masat kundër korrupsionit.
Dorëhiqet për marrëveshje financiare joetike kryeministri i Lituanisë
Kryeministri lituanez Gintautas Paluckas është detyruar të japë dorëheqjen në dritën e një skandali për “marrëveshje joetike financiare”. Paluckas ka njoftuar personalisht aktin duke shtuar se do të lërë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate.
Stërvitja e parë e përbashkët mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze
Pjesëtarë të Brigadës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë serbe kanë zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me homologë të Ushtrisë kineze në Provincën Hebei në Kinën Veriore. Stërvitja 10-ditore u përqendruar në përdorimin e mjeteve të reja si dronë në taktikat e luftimit urban.
Akses i paautorizuar në Kadastrën digjitale greke, skandali hetohet nga BE
Gazeta greke “Kathimerini” raporton për një incident të rëndë me regjistrin kadastra digjital në vend. Sipas saj, në 18 muajt e fundit ka patur parregullsi dhe ndërhyrje të paautorizuara në regjistrin digjital të titujve të pasurisë çka ka vënë në lëvizje Zyrën e Prokurorit Europian.
Tërmet i magnitudës 8.7 godet Kamçatkën në Rusi
Një tërmet me magnitudë 8.7-8.8 ka goditur rajonin e Kamcatkës në Lindjen e Largët të Federatës Ruese. Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave e ka cilësuar goditjen si “një ngjarje të jashtëzakonshme” dhe tërmetin më të fuqishëm që nga viti 1952.
Autoritetet kanë paralajmëruar për pasgoditje të forta ndërohë që është raportuar gjenerimi i tsunamit që ka prekur vetë gadishullin rus, Japoninë dhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Merz njofton ndryshime në politikën e jashtme të Gjermanisë
Kancelari i ri i Gjermanisë Friderich Merz ka njoftuar dy ndryshime në politikën e jashtme të vendit që i hapin rrugë, të paktën në fillim, një Gjermanie më aktive dhe agresive. Në një intervistë për WDR, ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë më kufizime për rrezen e armëve me të cilat furnizohet Ukraina në konfliktin e saj me Rusinë.
Nuk ka më kufizime as nga britanikët, as nga francezët dhe as nga amerikanët
Video/Macron merr një dackë nga gruaja
Një video e shpërndarë në media, përcjell një moment kur presidenti i Francës ha një dackë nga bashkëshortja e vet, zysha e dikurshme, Brigitte. Çifti po udhëton në një tur zyrtar në Vietnam, një vend dikur koloni e Francës.
BE kërkon nga Shkupi njohjen e pakicës bullgare si kusht për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar nga krerët e qeverisë në Maqedoninë e Veriut të marrin vendimet që përkufizojnë një erë të re në raportet e saj ndërkombëtare. Mediat rajonale vënë në dukje se kërkesa më e vështirë për Shkupin zyrtar është njohja përmes ndryshimit kushtetues të pakicës bullgare në vend, nisur edhe nga fakti se për këtë çështje Bullgaria ka vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Bosnja unitare çon në destabilizim
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric, ka paralajmëruar se ndyshimet kushtetuese në Bosnje dhe kalimi drejt një shteti unitar, do të çonin në destabilizim.
A do mbijetojë demokracia me tërheqjen e SHBA?
Qëndrimet e fundit të zv.presidenti amerikan, JD Vance, paralajmërojnë se proteksionizmi amerikan mbi rendin demokratik dhe liberal në botë po mbyllet. SHBA as ka dëshirën dhe tashmë as qasjen praktike për të imponuar ide dhe vlerat të vetat mbi të tjerët. Ajo po pozicionohet në rendin e një fuqie të madhe që mbron interesat e veta, por jo ide universale.
Në terma të gjeopolitikës, që është shndërruar tashmë në një disiplinë me të cilën shpjegohet çdo gjë, kjo do të thotë se bota po hyn në rendin e ri të rajoneve gjeopolitikë, diçka që është parashikuar nga Kissinger.