Blloku Bota
Përplasje mbi efektivitetin e sistemit të ri të hyrjes në BE
Sistemi i ri i hyrjes në Bashkimin Europian ka provokuar një lloj përplasjeje mes Komisionit Europian dhe lobit të të aeroporteve në union. Sipas përfaqësuesve të këtij të fundit, sistemi elektronik i hyrjes mund të sjellë diskomfort dhe shqetësim të madh në një pjesë të udhëtarëve.
Megjithatë, një Zëdhënës i KE-së, i cituar nga mediat, është shprehur se zbatimi i pjesshëm i sistemit të ri ka kaluar përgjithësisht pa probleme.
Felipe VI: Të ruajmë raportet me ShBA. Humbasim të gjithë nga shkëputja e tyre
Mbreti i Spanjës Felipe VI ka paralajmëruar pëe shkëputjen e plotë të marrëdhënieve mes ShBA dhe Europës, duke nënvizuar pasojat që do të vinin nga ky zhvillim. Ai ka bërë thirrje që raportet të ruhen dhe se një gjë e tillë kërkon durim, diplomaci dhe kurajë.
Ne hunbasim të gjithë nga erozioni i kësaj lidhjeje. Dhe nuk dua të shtroj këtu se çfarë pasojash ka shkëputja e plotë e saj për këdo
Nuk kemi zgjidhje. Rusia duhet të bëjë diçka të tmerrshme që të rivendosë kredibilitetin e vet
Po komentohet gjerësisht një intervistë e fundit e presidentit amerikan Donald Trump për gazetën “The New York Times”.
Nuk më duhet rendi ndërkombëtar. Pushteti im kufizohet nga mendja dhe morali im
thotë Trump.
Por mandej ai shton se precedenti Maduro nuk do të ndiqet nga Kina në Tajvan pasi “unë ia bëra të qartë presidentit kinez”.
Ndoshta do ta godasë Tajvanin me një president tjetër amerikan, jo me mua
Presidenti gjerman: SHBA-të po shkatërrojnë rendin ndërkombëtar
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka akuzuar së fundmi hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po shkatërrojnë rendin ndërkombëtar. Në një dalje jo të zakonshme, presidenti i Gjermanisë ka theskuar se demokracia është sulmuar si kurrë më parë. Duke nënvizuar ndikimin që ka patur në rendin ndërkombëtar, aneksimi i Krimesë dhe sulmi rus ndaj Ukrainës, Steinmeier ka kaluar te ngjarja më e rëndë e aktualitetit global, rrëmbimi i Maduros.
Rusia hedh poshtë propozimin franko-britanik për paqennë Ukrainë
Rusia e ka cilësuar dokumentin e “garancicve të sigurisë” të hartuar nga Kolaicioni i të Vullnetshmëve për Ukrainën, si larg të qenit një plan për rregullimin e paqes në Ukrainë.
Dokumenti synon jo në arritjen e paqes dhe sigurisë, por në militarizimin e mëtejshëm, përshkallëzimin dhe në zgjerimin e konfliktit
ka thënë Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova.
Vuçiç: Nuk ka opozitë në Serbi, veç grupit mediatik United dhe shërbimeve të huaja
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar në një intervistë për "Tv Informer", se në Serbia ai nuk njeh opozitë tjetër veç kretu të United Group, Dragan Solak dhe shërbimeve të huaja sekrete.
Europa është vetëm, e pafuqishme dhe e ekspozuar në ekzistencën e vet
Europa është duke menduar një plan përgjigjeje ndaj synimeve të presidentit të SHBA për të marrë Groenlandën. “Politico” vë në dukje se janë tri vendet që aktualisht po mendojnë konkretisht një gjë të tillë: Franca, Polonia dhe Gjermania.
Në lojë është sesi Europa, BE-ja mund të fuqizohet për të frenuar kërcënimet, përpjekjet ndaj sigurisë dhe interesave të saj
është shprehur ministri i Jashtëm francez, Jean Noël Barrot.
Irani: Do t’i presim dorën çdo agresori
Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane ka paralajmëruar se retorika në rritje dhe kërcënimet nga armiqtë e Iranit do të konsiderohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe nuk do të mbeten pa përgjigje, duke theksuar se çdo gabim nga kundërshtarët do të shkaktojë një reagim vendimtar.
“Do t’i presim dorën çdo agresori,” u tha të mërkurën studentëve në Universitetin e Komandës dhe Shtabit të Ushtrisë gjeneralmajor Amir Hatami, disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi hapur Iranin me agresion ushtarak.
Zhvendosje masive mjetesh dhe trupash nga ShBA në Britaninë e Madhe
Mediat në Britani raportojnë për një dislokim masiv të mjeteve dhe trupave ushtarake amerikane mes të cilave edhe forcat speciale. AvionëDhjetë C-17 Globemasters kanë zbarkuar në Glouchestershire. Dy AC-130J Ghostrider, të pajisur me topa 30mm, janë vendosur në Sufolk. Në bordin e tyre ka topa 105 mm Howitzer dhe raketa Hellfire.
Nuk përjashtohet pushtimi i Groenlandës
Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Donald Trump, Stephen Miller, vuri në dyshim pretendimin e Danimarkës mbi Groenlandën dhe sugjeroi që SHBA-të mund ta pushtojnë atë pa kundërshtim, duke shkaktuar shqetësim midis aleatëve evropianë.
