Blloku Bota

Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje

Postuar në 17 Nëntor, 2025 16:28

Një gjyaktë në Bangladesh ka dënuar me vdekje ish-kryeministren Sheikh Hasina, me akuzën e krimeve kundër njerëzimit që lidhet me menaxhimin e protestave të zhvilluara vitin e kaluar.

Hasina është gjykuar krahas ish-ministrit të Brendshëm, Asaduzzaman Khan Kamal, që u dënua po ashtu me vdekje, ish-kreun e Policisë, Al-Mamun.

Hasina është dënuar në mungesë pasi ajo ndodhet në Indi që nga muaji gusht I vitit 2024. Ajo nuk mund të apelojë veçse nëse arrestohet apo dorëzohet brenda 30 ditëve.

Europa nis lypjen për partnerë të rinj

Postuar në 15 Nëntor, 2025 19:04

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin qipriot, Nikos Christodoulides, kancelari gjerman Freidrich Merz ka nënvizuar nevojën e madhe të partneritetit strategjik me Turqinë, në dritën e ndryshimeve në mjedisin gjeopolitik.

Turqia luan një rol kritik. Kam theksuar nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë në dritën e situatës gjeopolitike…Jam gati së bashku me stafin tim, të marr përsipër këtë detyrë për të siguruar që ndarja e ishullit të tejkalohet hap pas hapi në të paktën disa zona

Për Qipron ka vetëm një zgjidhje: Dy Shtete

Postuar në 15 Nëntor, 2025 15:21

Me rastin e 42 vjetorit të krijimit të Republikës së Qipros Turke, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka deklaruar edhe kushtet që Ankaraja vlerëson për ekzistencën e Qipros.

Në një postim në mediat sociale, Fidan shkruan se:

AI hyn në terrenin e hakerimit, identifikohet fushata e parë kineze

Postuar në 14 Nëntor, 2025 21:23

Një ekip studiuesish ka zbuluar atë që ata e quajnë përdorim të parë të raportuar të inteligjencës artificiale për të drejtuar një fushatë hakerimi në një mënyrë kryesisht automatike.

Shërbimet sekrete ruse paralajmërojnë Belgjikën për përdorimin e aseteve të ngrira

Postuar në 13 Nëntor, 2025 18:03

Shërbimet ruse të zbulimit kanë paralajmëruar për pasoja jo të vogla Blegjikën, nëse kjo e fundit miraton përdorimin e aseteve të ngrira të Rusisë për të blerë grurë në Ukrainë.

"Vuçiç ka të drejtë, lufta me Europën është e afërt"

Postuar në 12 Nëntor, 2025 19:15

Rusia duket se ka konfirmuar zyrtarisht se opsioni i një lufte me Europën është skenar operativ dhe strategjik afatshkurtër. Duke komentuar disa deklarata të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, sipas të cilit Europa dhe Rusia po shkojnë drejt luftës, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se: 

Pikëpamja jonë përkon me atë të Vuçiç. Ka me të vërtetë ndjesi militariste në vendet europiane. Kjo është keq. Por kemi marrë të gjithë masat për të siguruar interesat dhe sigurinë tonë

Trump i kërkon homologut izraelit faljen e Netanyahut

Postuar në 12 Nëntor, 2025 17:56

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar zyrtarisht që kryeministri I Izraelit, Beniamin Netanyahu të falet për gjykimin e tij për korrupsion.

Starmer rrezikon mocion pas 16 muajsh në qeverisje

Postuar në 12 Nëntor, 2025 16:28

Pas 16 muajsh në detyrë, Keir Starmer, kryeministër i Britanisë së Madhe pritet të përballet me një mocion nga Sekretari i Shëndetit, 42 vjeçari, Wes Streeting. Aleatët e Starmer citohen të jenë shprehur në mënyrë anonime se Britania është në ditët më të errëta të qeverisjes.

Samit i BE-së në Ukrainë për të zhbllokuar anëtarësimin

Postuar në 11 Nëntor, 2025 20:00

Në muajin dhjetor pritet që në Ukrainë të zhvillohet një samit mepërfaqësues ët BE-së me synim zhbllokimin e anëtarësimit të vendit në bllok.

Samiti parashikohet të jetë informal me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe do të mbahet më 10 dhjetor në Lviv.

Safari njerëzor në Sarajevë më 1993, Prokuroria e Milanos nis hetimet

Postuar në 11 Nëntor, 2025 09:39

Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim mbi italianë që dyshohet se kanë qenë pjesë që gjyqtark Guido Salvini e quan “safari njerëzor” në Sarajevë. Pra gjatë luftës së  Bosnjes, këta italianë dyshohet se paai takoheshin në Trieste niseshin drejt Sarajevës për vrarë njerëz në këmbim të parave për milicinë serbe të Karaxhiçit që krijonte kushtet për një gjë të tillë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota