Kina, dënim me vdekje për abuzuesit seksualë të fëmijëve

Postuar në 17 Shkurt, 2026 17:18

Kina ka ashpërsuar dënimet për ata që kryejnë krime seksuale ndaj të miturve, në përgjigje të përdorimit në rritje të mjeteve digjitale për të mashtruar fëmijët. Në këtë mënyrë, Kina bëhet një nga të paktat vende të botës që zbatojnë një dënim të tillë.

Në maj të vitit 2023, Gjykata Supreme Popullore e Kinës njoftoi se do të ketë “zero tolerancë” ndaj krimeve seksuale që kryheshin përmes platformave digjitale, duke theksuar se dënimet për abuzuesit do të ashpërsohen.

Me hyrjen në fuqi në maj 2023, qeveria kineze ekzekutoi brenda pak ditësh 3 persona të akuzuar për krime të tilla në provincat Huberi, Shangdong dhe Henan. Sipas autoriteteve, ata i kishin mashtruar viktimat e tyre përmes platformës së mesazheve QQ.

Dënimi me vdekje do të aplikohet edhe te abuzuesit e fëmijëve që janë të afërm të viktimave, raste të cilat Kodi Penal kinez i konsideron “situata serioze”.

Nga viti 2020 deri në vitin 2023, autoritetet kineze kanë marrë rreth 5358 denoncime për sulme seksuale ndaj fëmijëve. Megjithatë, ligji ka ende hapësira që i lënë të pambrojtur fëmijët, të cilët më pas bëhen viktima të dhunës seksuale dhe digjitale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.