Tetë muaj burg deputetit se talli presidentin e vendit

Postuar në 20 Shkurt, 2026 15:33

Një gjykatë në Tunizi ka dënuar me tetë muaj burg deputetin Ahmed Saidani për arsye se ai ka tallur në rrjetet sociale presidentin e vendit, Kais Saied.

Saidani cilëohet si mbështetës i dikurshëm i presidentit, por sot e akuzon atë për përpjekje monopolizuese në vendimmarrje për ta kaluar përgjegjësinë te të tjerët. Ai e ka tallur presidentin duke e paraqitur në rrjetet sociale si komandantin suprem të ujërave të zeza dhe të shiut.

Arresti është kontestuar nga kolegë të deputetit ndërkohë që ndaj presidentit ka akuza se e ka kthyer Tunizinë në një burg të hapur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.