Blloku Bota
Video/Mesha e Papa Leon XIV në Stamboll
Papa Leon XIV ka zhvilluar një meshë historike në Stamboll, në Volkswagen Arena, me rastin e 1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare.
Korrupsion edhe në ditët e Qametit. Çfarë po financohet në Ukrainë?
Tashmë lajmi kryesor nga fronti ukrainas nuk ka të bëjë me luftimet, planin e paqes së propozuar nga Donald Trump, apo kapjen e ndonjë qyteti dhe sulmet me dronë. Ka të bëjë me korrupsionin. Numri dy i qeverisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, këshilltari presidencial, Andriy Yermak, 54 vjeç, është dorëhequr pas një kontrolli në banesë nga agjencitë ligjzbatuese.
Steinemeier, presidenti i parë gjerman që nderon viktimat e Guernicas
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier bëhet i pari lider gjerman që nderon viktimat naziste në Guernica të Spanjës. Ai është shoqëruar në vizitën e vet nga Zonja e parë, Elke Buedenbender dhe kanë nderuar viktimat në një ceremoni ku merrte pjesë edhe Mbreti Felipe VI.
Gjuetia njerëzore në Sarajevë, të përfshirë krerë shtetesh dhe biznesmenë të Europës
Gazetari kroat, Domagoj Margetić, ka paditur penalisht presidentin serb Aleksandar Vuçiç në prokurorinë e Milanos, për atë që në media është përshkruar ditët e fundit si Safari i Sarajevës. Gazetari akuzon Vuçiç se ka qenë pjesë e një njësie ushatarake serbe, të drejtuar nga Sllavko Aleksiç, e cila u ka bërë të mundur njerëzve të pasur e të pushtetshëm nga vende të tjera të vrasin civilë për kënaqësi në këmbim të parave.
Arabia Saudite hap dyqane të reja alkooli
Arabia Saudite planifikon të hapë dy dyqane të reja alkooli, përfshirë një që i shërben stafit të huaj jo-mysliman. Kjo vjen në kuadër të liberalizimit që ka ndërmarrë sundimtari de facto Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Dy pikat e reja të shitjes do të vendosen në provincën lindore të Dhahranit, ndërsa një e tretë për të huajt do të hapet në qytetin portual të Xhedës.
Pas vrasjes së Charlie Kirk është Franca
Themeluesi i Telegram beson se pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, është Franca. Pavel Durov komentoi pretendimet e komentatores së të djathtës, Candace Owens, se vrasësi i Kirk "është trajnuar me Brigadën e 13-të të Legjionit Francez me përfshirje shumështetërore". I dyshuari, 22-vjeçari Tyler James Robinson, është akuzuar zyrtarisht për vrasje me paramendim dhe akuza të lidhura me vrasjen e Kirk. Ai po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht, pasi prokurorët tregojnë se mund të kërkojnë dënimin me vdekje.
Europa i kundërpërgjigjet planit Trump për paqen
Evropa ka përgatitur tashmë një kundërpropozim ndaj planit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për paqen në Ukrainë. Ky propozim kërkon përdorimin e aseteve të ngrira të Moskës për rindërtimin e Ukrainës dhe për kompensimin e Kievit, si dhe një garanci sigurie nga SHBA-ja që pasqyron klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë në Nenin 5 të NATO-s.
SHBA, operacione sekrete për të rrëzuar Maduron
Shtetet e Bashkuara do të fillojnë një fazë të re të ushtrimit të presionit ndaj Venezuelës me përdorimin e operacioneve të fshehta specifikisht për të rrëzuar qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime në administratën amerikane.
Nuk dihet se kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka marrë vendimin për t’i nisur këto operacione dhe cila do të jetë shkalla e tyre, por ato do të nisin të zbatohen në ditët në vijim.
Përplasja Kinë-Japoni zhvendoset në OKB
Përplasja mes Kinës dhe Japonisë u zhvendos në OKB këtë javë. Pekini akuzoi Tokion se kërcënon me "ndërhyrje të armatosur" mbi Tajvanin, duke i kujtuar se është gati të reagojë me të gjitha mjetet.
“Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi kreu "një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare" dhe normave diplomatike kur tha se një sulm kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake nga Tokio”, shkroi ambasadori i Kinës në OKB, Fu Cong, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Alarmi i rremë i Berlinit për planin e paqes në Ukrainë - Gjermania ishte informuar që më 29 tetor
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” shkruan sot për hipokrizinë e Berlinit zyrtar rreth planit 28 pikësh për paqen në Ukrainë, të propozuar nga Donald Trump. Agjencia i referohet gazetës gjermane “Berlines Zeitung” sipas të cilës qeveria gjermane ka qenë në dijeni të planit dhe hollësive të tij që më datën 29 tetor. E njëjta gazetë referon se hollësitë e planit janë diskutuar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Kombëtare në datën 11 nëntor ndërkohë që dokomenti konkret iu përcoll kancelarisë federale në datën 4 nëntor.
