Blloku Bota
Vuçiç: 30 vjet padrejtësi ndaj serbëve
Presidenti I Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një takimi në Sremski Karlovci me rastin e 30 vjetorit të operacionit “Stuhia” se në 30 vitet e fundit, serbët i janë nënshtruar padrejtësive të mëdha.
Perëndimi e shkatërroi Jugosllavinë dhe thanë: Pse duhet që të serbët të jetojnë në një shtet? Ne do t’i ndajmë ata dhe do të njohim menjëherë ata që ishin aleatët tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Dislokim trupash të NATO-s në Estoni
Mediat në Estoni raportojnë se NATO-ja mund të dislokojë një trupa gjermano-hollandeze në qytetin Parnu.
Kjo do të ndikojë jo vetëm ushtrimin e funksioneve të komandës aleate, por edhe personelin ushtarak estonez, përfshirë mobilizimin. Ky është një hap strategjikisht domethënës për forcat e mbrojtjes
citojnë mediat Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas tyre vendimi final do të merret brenda vitit 2025 dhe në funksion të ndërtimit të infrastrukturës mbrojtëse do të alokohen 17 milionë euro.
Zbardhet roli i Mubarakut në fushatën e 1991-t: "Të gjithë irakenët janë gënjeshtarë"
Dokumente britanike të deklasifikuara së fundmi hedhin dritë mbi rolin dhe qëndrimin e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak në rrëzimin e regjimit iraken të Sadam Huseinit.
Kryeministri japonez shmang mesazhin për 80-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore
Mediat në Japoni raportojnë se kryeministri i vendit, Shigeru Ishiba, nuk do të përcjellë mendimet e veta mbi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore më 15 gusht, datë që shënon 80-vjetorin e fundit të veprimeve ushtarake në Paqësor.
Një pjesë e hebrenjve të SHBA po kthehen në Gjermani
Gjermania ka vendosur të lehtësojë procedurat e marrjes së shtetësisë për pasardhësit e vikimave të Holokaustit dhe duket se kjo qasje ka dhënë efekt. Shumë hebrenj të SHBA-së po aplikojnë për shtetësinë gjermane nisur nga një seri arsyesh.
Një është lehtësa e udhëtimit dhe punësimit në Europë, tjetra është konceptimi i një Plani B në kontesktin e klimës së sotme politike.
Banka shtetërore turke, "Halbank" nën hetim për pastrim parash në favor të Iranit
Revista gjerman “Spiegel” shkruan se banka shtetërore turke, “Halbank” dyshohet dhe është hetuar nga pala amerikane për pastrim të 1.5 miliardë eurove në favor të Iranit.
Mes muajve maj 2024 – mars 2025, raportohet se banka ka transferuar sasinë e parave në këste poshtë 200 milionë eurosh përmes kompanive guackë.
Izraeli humbi legjitimitetin më 18 mars
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka përcjellë përmes një interviste për “Spiegel” disa mendime mbi atë që po ndodh aktualisht në Gaza dhe me politikën e vendit të tij. Sipas tij, Izraeli e ka arritur objektivin e vet kryesor që një vit më parë me vrasjen e kreut të Hamas-it dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit, Yahya Sinwar.
Në atë pikë, nëse jo më herët, ne duhet të kishim thënë: Mjafton! Kemi vrarë mjaftueshëm, shkatërruar mjaftueshëm, i kemi dobësuar ata mjaftueshëm
Kanadaja njofton njohjen e shtetit palestinez
Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Kanadaja ka njoftuar njohjen në muajin shtator të shtetit palestinez. Kryeministri Mark Carney ka deklaruar së Kanadaja do të zyrtarizojë qëndrimin e vet në punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator duke e justifikuar këtë me angazhimin e Autoritetit Palestinez në reformat e domosdoshme përfshirë zgjedhjet në vitin 2026, demilitarizimin dhe masat kundër korrupsionit.
Dorëhiqet për marrëveshje financiare joetike kryeministri i Lituanisë
Kryeministri lituanez Gintautas Paluckas është detyruar të japë dorëheqjen në dritën e një skandali për “marrëveshje joetike financiare”. Paluckas ka njoftuar personalisht aktin duke shtuar se do të lërë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate.
Stërvitja e parë e përbashkët mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze
Pjesëtarë të Brigadës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë serbe kanë zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me homologë të Ushtrisë kineze në Provincën Hebei në Kinën Veriore. Stërvitja 10-ditore u përqendruar në përdorimin e mjeteve të reja si dronë në taktikat e luftimit urban.
