Blloku Bota

Madona, apel Papës: Shkoni në Gaza, para se të jetë vonë!

Postuar në 12 Gusht, 2025 18:39

Këngëtarja Madona i ka bërë thirrje Atit të Shenjtë të vizitojë Gazën, e cila po përballet me një krizë humanitare të vazhdueshme, duke i kërkuar atij që "t'u sjellë dritën fëmijëve para se të jetë tepër vonë".

"Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ju jeni i vetmi prej nesh që nuk mund t'i mohohet hyrja", shkroi Madona në një postim në Instagram të hënën.

"Politika nuk mund të ndikojë në ndryshim. Vetëm ndërgjegjja mund ta bëjë. Prandaj po i drejtohem një Njeriu të Zotit", shkroi Madona.

Samir Hulileh, biznesmeni palestinez që pretendon se ka ofertë për të qeverisur Gazën pas armëpushimit

Postuar në 12 Gusht, 2025 18:33

Biznesmeni palestinez Samir Halilah është emri që po përmendet si drejtues për të ardhmen e Gazës pas armëpushimit. Në muajt e fundit, raporton faqja izraelite e lajmeve "Ynet", është punuar prapa skenave për të emëruar një “guvernator” për Rripin e Gazës, ku situata humanitare është përkeqësuar çdo ditë që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit dhe grupeve të tjera pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.  

"Tass" flet për spastrime të detyruara nga Perëndimi në qeverinë serbe të Macut

Postuar në 12 Gusht, 2025 17:08

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” paralajmëron ndryshime në qeverinë serbe të drejtuar nga Duro Macut. Ajo citon burime serbe, sipas të cilave Macut do të largojë nga qeveria politikanë prorusë në kuadër të një ndryshimi në qeveri javën që vjen.

Agjencia citon se do të largohet Milos Anjiç, kreu i kabinietit dhe këshilltar për Sigurinë, Aleksandra Nikoliç, këshilltare e lartë për politikën e jashtme, Ana Jovançiç, zv.shefe e kabinetit dhe Biljana Bogiçeviç, këshilltare.

Ish-kreu i Knesset: Aksion kolektiv në Hagë kundër shtetit të Izraelit

Postuar në 11 Gusht, 2025 17:54

Ish-kreu i Parlamentit izralit, Avraham Burg, ka bërë thirrje që 1 milionë hebrenj në mbarë botën të bashkohen në një aksion juridik pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të akuzuar Izraelin për krime kundër njerëzimit në Gaza.

Ne kemi nevojë që 1 milion hebrenj, më pak se 10% e popullsisë hebraike në botë të plotësojë një padi të përbashkët në Gjykatën e Hagës. Një padi kolektive ligjore kundër shtetit të Izraelit për krime kundër njerëzimit, kryer në emrin tonë dhe nën flamurin e rremë të identiteti hebre

Jordania organizon samitin SHBA-Siri për rindërtimin e Sirisë

Postuar në 10 Gusht, 2025 16:36

Jordania do të jetë vendi që do të organizojë samitin dypalësh SHBA-Siri, për rindërtimin e kësaj të fundit. Takimet nisin në datën 12 korrik dhe në të do të marrin pjesë ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani dhe i Dërguari amerikan, Thomas Barrack.

Trump imponon marrëveshje paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Postuar në 09 Gusht, 2025 15:28

Armenia dhe Azerbajxhani kanë firmosur një ditë më parë në Shtëpnë e Bardhë në SHBA, një marrëveshje paqeje që i jep fund një konflikti të vjetër.

Ajo çfarë ndodhi sot është historike. E kam përsëritur prej muajsh se nuk do të ketë luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, por paqe. Sot, ne mund të themi se paqja është vendosur në bazë të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve tona

Gjermania ndalon eksportet e armëve drejt Izraelit

Postuar në 08 Gusht, 2025 16:43

Gjermania do të pezullojë eksportet e armëve në Izrael, të cilat mund të përdoren në Rripin e Gazës. Kështu tha kancelari Friedrich Merz në reagim ndaj planeve të Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës. Merz tha se qeveria e tij nuk do të miratojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake në Izrael që mund të përdoren në Gaza deri në njoftim të mëtejshëm.

Në këto rrethana, qeveria gjermane nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në njoftim të mëtejshëm

Greqia ndalon plazhin në 13 zona të Atikës

Postuar në 08 Gusht, 2025 15:05

Ministria greke e Shëndetësisë ka lëshuar një qarkore sipas së cilës ndalohet larja në 13 zona bregdetare përgjatë rajonit të Atikës.

Sipas qarkores që referohet në media, zonat në fjalë “nuk përmbushin standardet e legjislacionit të ujërave të plazhit”. Zonat e ndaluara përfshijnë: portet, kantieret, limanet e përhershme, zonat e çmontimit të anijeve, vija nga porti I Pireut në Perama, nga Skaramangas në plazhin e Aspropyrgos.

Konfirmohet takimi Trump-Putin

Postuar në 07 Gusht, 2025 12:47

Kremlini ka konfirmuar takimin e afërt mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump. Ndihmësi i Presidentit rus, Aide Ushakov ka deklaruar për gazetarët se ka nisur puna e përbashkët për organizimin e këtij takimi, data e të cilit siç tha ai, është dakordësuar në parim, por do të njoftohet më vonë.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, foli për “diskutime shumë të mira me Putin” dhe për një takim të afërt me të.

Dodik shkarkohet si president i Republikës Srpska

Postuar në 06 Gusht, 2025 18:39

Milorad Dodik është shkarkuar nga pozicioni i tij si president I Republikës Srpska. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në Bosnje, ka vendosur largimin e tij, pasi një gjykatë vendosi ta dënonte atë me 1 vit burg dhe gjashtë vjet përjashtim nga politika.

Komisioni tha se Dodik ka të drejtën e apelit, ndërkohë që ai vetë raportohet se ka ndërmend të thërrasë referendum. Avokatët e tij citohen të jenë shprehur se do të çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit aktual.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota