Blloku Bota

Rizgjim i europianit në katrahurën e multikulturalizmit

Postuar në 20 Maj, 2025 11:58

Gjendja e rendit publik në Bruksel të Belgjikës cilësohet katastrofike. Bernard Quintin, një diplomat karriere dhe brukselian krenar, është vënë në krye të luftës kundër epidemisë së dhunës për shkak të drogës. Ai mban tani detyrën e ministrit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme dhe përballë tij qëndron kombinimi i të gjithë kundërshtive: mungesat buxhetore, mosbesimi i agjencive federale për të kontrolluar ccështjet e qytetit, paraliza politike rajonale dhe vetë politikanët që nuk kanë dëshirë të angazhohen në një punë të tillë.

100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis hetimi për spitalin e Agrinjos në Greqi

Postuar në 19 Maj, 2025 18:33

Mediat në Greqi raportojnë se prokuoria e Agrinjos ka hapur një hetim dhe ka ngritur akuza ndaj dy mjekëve dhe pjesëtarëve të administratës të një spitali në Agrinjo për shkak se gjatë pandemisë së CoVid-19 në këtë spital vdiqën të 41 pacientët që iu nënshtruan intubimit.

Riafrim BE-Britani e Madhe/Londra dhe Brukseli firmosin marrëveshje në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë

Postuar në 19 Maj, 2025 14:00

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje të re mbi mbrojtjen dhe sigurinë, si pjesë e asaj që mediat e cilësojnë “rivendosje të gjerë të marrëdhënieve mes Londrës dhe Brukselit vite pas BREXIT”.

Fjalët e fundit para ekzekutimit: Presidenti Trump, vazhdo ta bësh Amerikën të Madhe sërish

Postuar në 17 Maj, 2025 19:21

Glen Rogers, i njohur si Casanova Killer, u ekzekutua me tri doza injeksioni në SHBA në datën 15 maj. Ai erdhi në vëmendje të mediave, pasi fjalët e fundit që tha ishin:

Presidenti Trump, vijo ta bësh Amerikën të madhe sërish!

 

Çfarë d.m.th kjo?

citohet të ketë komentuar më pas bashkëshotja e tij, Amy Roberson.

Rusia pranon takimin Putin-Zelenskiy, por me disa kushte

Postuar në 17 Maj, 2025 17:45

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, vetëm nëse disa kushte plotësohen paraprakisht.

Mediat citojnë si kushte shkëmbimin e dakordësuar të robërve dhe caktimi paraprak i kushteve të armëpushimit.

Macron u përpoq të përmbysë demokracinë në Rumani

Postuar në 17 Maj, 2025 12:27

Franca është përpjekur të përmbysë demokracinë në Rumani, tha kandidati euroskeptik për President George Simion përpara votimit të balotazhit të së dielës. Simion, një kritik i BE-së, të cilit i është ndaluar hyrja në Ukrainë, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale më 4 maj me më shumë se 40% të votave.

Përsëritja e votimit u mbajt pasi Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi rezultatet e një votimi të mbajtur në nëntor, në të cilin kandidati i pavarur i krahut të djathtë Calin Georgescu doli i pari me 23%.

Nën hetim për ngacmim seksual, vetëpezullohet Karim Khan

Postuar në 16 Maj, 2025 23:15

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan është vetëpezulluar nga detyra për shkak të një hetimi që e akuzon për ngacmim seksual. Largimi do të zgjasë deri në përfundim  të hetimit që do të kryhet nga një grup i jashtëm.

Khan, një avokat britanik në origjjnë e mori mandatin 9 vjeçar më 2021-n ndërkohë që hetimi nisi në nëntor 2024.

Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbimin e 1000 robërve

Postuar në 16 Maj, 2025 18:14

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 rrobërve prej secilit vend. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov pas bisedimeve të zhvilluara në Turqi.

Kemi rënë dakord të shkmëbejmë 1000 për 1000. Së shpejti, nuk do ta themi datën

citohet ai.

Marrëveshja cilësohet e rëndësishme pasi është e para që ul në tryezë dy vendet që nga marsi 2022.

Turqia refuzon Johannes Hahn si të dërguar të BE-së për Qipron

Postuar në 16 Maj, 2025 15:55

Turqia zyrtare ka akuzuar Bashkimin Europian për njëanshmëri në çështjen e Qipros dhe ka refuzuar caktimin e Johannes Hahn si të Dërguar Special për Qipron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncu Keceli ka deklaruar se BE-ja ka zhbërë neutralitetin e vet qëkurse pranoi Qipron si anëtare të vetin në vitin 2004.

Kostot e largimit të SHBA, Europës i duhen 1 trilionë$ për 25 vjet

Postuar në 15 Maj, 2025 21:41

Kostot për zëvendësimin e mbrojtjes së ofruar nga SHBA, do t’I kushtonin Europës 1 trilion dollarë. Shifra është nxjerrë nga një studim i Instutit Ndërkombëtar për Studimet Strategjike, një ent që është paradhomë e shërbimeve britanike, që analizon se tërheqja eventuale e SHBA nga kontinenti do ta linte atë të ekspozuar ndaj ortekut ushtarak rus. Ajo shifër është e shpenzueshme për 25 vjet dhe përfshin blerjet e detyrueshme dhe mirëmbajtjen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota