Trump: Vendimi për fundin e luftës në Iran, do konsideroj edhe mendimin e Netanyahut

Postuar në 09 Mars, 2026 14:16

Ne kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin

Kështu është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, për “Times of Israel” në një prononcim gjatë të cilit ka deklaruar se fundi i luftës me Iranin do të vendoset bashkarisht me kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu.

Mendoj se është e përbashkët, disi. Kemi folur. Do të marr një vendim në kohën e duhur, por gjithçka do të merret parasysh

citohet Trump që ka lënë të kuptohet se kryeministri izraelit do të ketë një zë në vendimmarrje.

Lidhur me kreun e ri Iranian, Mojtaba Khamenei, Trump ka qenë evaziv:

Do të shohim se çfarë do të ndodhë

Trump ka kritikuar hapur edhe presidentin izraelit, Isaac Herzog, që nuk po jep ende faljen ndaj Netanyahut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.