SHBA drejt dislokimit të një aeroplanmbajtëseje të tretë ndaj Iranit. 3000 goditje deri më tani
Shkalla e dëmeve aktuale në konfliktin SHBA/Izrael-Iran mbetet ende e diskutueshme ndonëse në një aspekt pala iraniane ka pranuar përgjithësisht zyrtarisht goditjet që ka marrë. Së fundmi është ngritur shqetësimi përherë e më i madh se gjurmuesit amerikanë të raketave dhe dronëve po reduktohen me ritëm të madh duke paralajmëruar zbulimin e njësive të përfshira në konflikt nga sulmet iraniane.
Vetë diskutimi për këtë aspekt të konfliktit ilustron se kapacitet kundërofensiv i Iranit ka qenë i ndjeshëm dhe ka detyruar aktivizimin e mbrojtjes në mënyrë intensive. Fakt i ri në konflikt është dislokimi i një aeroplanmbajtëseje të re amerikane, Goerge H Bush, lajm që raportohet nga shërbimi i shtypi i Marinës amerikane.
Në datën 6 mars u raportua përfundimi i stërvitjeve certifikuese të njësisë në fjalë që vërteton gatishmërinë për përfshirje në luftime në shkallë të madhe në botë. Problemi me municionet ajrore reflektohet eventualisht në Ukrainë, një teatër tjetër madhor konflikti. Deri më tani SHBA ka kryer 3000 goditje në Iran dhe vetëm dy ditët e parë të luftës kostoja është llogaritur në 5.6 miliardë dollarë.

Add new comment