Blloku Bota
Po bëhemi gati për çdo gjë, por Rusia kërkon një Traktat të ri për armët strategjike
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka njoftuar përgatitjen e vendit të tij, forcave ushtarake strategjike për çdo eventualitet pas përfundimit të afatit të Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike në vitin 2026. Në një takim me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, Putin ka vënë në dukje se “Rusia po përgatitet që të reagojë me mjete dhe jo me fjalë përkundër çdo kërcënimi”.
Vuçiç njofton legalizimin e 4.8 milionë objekteve në Serbi
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka propozuar një proces masiv legalizimi në Serbi që përfshin 4.8 milionë objekte. Sipas tij, nisur nga statusi i tyre jolegal, njerëzit as i regjistrojnë dot, as i përdorin si kolateral për kredi dhe as shteti nuk përfiton nga të ardhurat e taksimit. Zgjidhja? Legalizim me tarifë 100 euro për 70% të tyre.
Greqia nis negociatat për delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Libinë
Qeveria e Greqisë ka njoftuar nisjen e negociatave për delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike me qeverinë e unitetit të Libisë, me qendër në Tripoli.
Takimi i parë i komiteteve teknike është zhvilluar tashmë në Athinë dhe takimi i radhës do të mbahet në Tripoli. Kemi rrugë të gjatë përpaa se të arrijmë një marrëveshje, por është një zhvillimi pozitiv
Iu refuzua viza, Mahmoud Abbas do i drejtohet OKB-së online
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me votë që presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, të mbajë një fjalë drejtuar organizmit në fjalë online.
Vendimi erdhi pasi SHBA refuzoi vizën ndaj Abbas duke vendosur një lloj vetoje përkundër çështjes palestineze.
Ministri gjerman i Kulturës: Google duhet të shkrihet!
Ministri gjerman i Kulturës, Wolfram Weimer, ka bërë thirrje për shkrirjen e Google. Në një intervistë për “Politico”, Weimer ka përkrahur vendimin e Komisionit Europian për gjobitjen me 2.95 miliardë euro të Google, për shkelje të konkurencës.
Nuk bëhet fjalë për shkrirjen e një kompanie me pozitë dominuese që përfiton nga pozita e vet. Ata po ndryshojnë peizazhin mediatik dhe pra themelet demokratike të një vendi. Nga radiot lokale në stacionet televizive dhe të gjithë mediat e shkruara – Google po thith çdo gjë, dhe kjo kërcënon lirinë tonë të shprehjes
U pushova nga CDC sepse refuzova shkarkimin e kolegëve që merren me vaksinat
Ish-drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Susan Monarez, ka deklaruar para Komitetit të Senatit për Shëndetin se ajo u shkarkua nga detyra pasi do të refuzonte kërkesën e Sekretarit të Shtetit për Shëndetësinë, Kennedy, për të shkarkuar zyrtarë që mbikëqyrnin politikën mbi vaksinat.
Nuk do ta bëja një gjë të tillë dhe besoj se kjo është arsyeja e vërtetë se pse u pushova. U shkarkova sepse ruajta linjën e integritetit shkencor
Pro reformimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Federata Ruse është shprehur pro reformimit të Këshillit të Sigurimit në OKB. Përmes një komenti, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia mbështet propozimin e hedhur së fundmi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres që bëri thirrje që Këshilli të reflektojë realitetet e botës së sotme.
Guterres po ashtu ka shprehur dakordësinë me propozimet e Francës dhe Britanisë së Madhe për kufizimin e të drejtës së vetos për çështje humanitare.
Video/Pritje mbretërore për Trump në Britani
Presidenti i SHBA, Donald Trump, është pritur me nderime të posaçme në Britaninë e Madhe me një protokoll mbretëror. Kjo është vizita e dytë e Trump në Mbretërinë e Bashkuar.
BE-ja nuk do Vuçiçin, SHBA nuk do Kurtin
Shërbimi sekret rus, SVR, ka deklaruar përmes një deklarate për shtyp, se tensionet e krijuara në Serbi, po sponsorizohen nga disa vende të BE-së.
Mitsotakis: Pjesëmarrja e Chevron në kërkimin e naftës, konfirmon sovranitetin tonë në Jug të Kretës
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në një postim në "Facebook", cituar nga mediat greke, se pjesëmarrja e kompanisë “Chevron”, së bashku me Helleniq Energy në një tender ndërkombëtar për katër blloqe kërkimi nafte në det në jug të Kretës dhe Peleoponezit, konfirmon të drejtat sovrane të vendit të tij.
