Irani nuk i kërcënon SHBA, po luftojmë për Izraelin. Jep dorëheqjen kreu i kundërterrorizmit në SHBA
Joe Kent, drejtor i Qendrës së Kundërterrorizmit në SHBA, ka dhënë dorëheqjen na detyra për shkak të luftës në Iran. Të paktën kjo raportohet si arsye nga mediat kryesore që citojnë një deklaratë të Kent në mediat sociale, sipas të cilës:
Ishte e qartë se Irani nuk përbënte një kërcënim iminent për kombin tonë dhe është e qartë se ne e nisëm këtë luftë për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobi i tij i fuqishëm amerikan
Kent vjen nga radhët e të djathtës ekstreme dhe largimi i tij reflekton një ndarje të madhe në SHBA rreth një lufte që nuk asnjë arsyetim të qëndrueshëm. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende dorëheqjen ndërkohë që nga kampi demokrat largimi është vlerësuar si objektiv në raport me të vërtetën e luftës në Iran.

Add new comment