Trump njofton goditjen e ishullit Kharg në Iran

Postuar në 14 Mars, 2026 15:33

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar goditjen e ishullit Kharg në Iran. Sipas një postimi në rrjetin “X”, Trump njofton se duke qenë se SHBA disponon armët më të sofistikuara në historinë e botës, ai ëshëtë kujdesur që të mos goditet infrastruktura e naftës në ishull. Në këtë kuadër, Trump ka kërcënuar se nëse Irani apo dikush tjetër ndërhyn në kalimin e lirë dhe të sigurtë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ai do ta rikonsiederojë vendimin e tij.

Gjatë mandatit tim të parë unë rindërtova ushtrinë tonë për ta kthyer në forcën më vdekjeprurëse, të fuqishme dhe efektive deri më sot në botë. Irani nuk ka asnjë aftësi të mbrojë asgjë që ne duam të sulmojmë. Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore. Irani do të tregonte mençuri nëse do të ulte armët

shkruan Trump.

Njoftimi për ishullin Kharg vjen ndërkohë që lufta hyn në ditën e 16-të. Nuk është çudi që vendimi për të sulmuar ishullin të jetë marrë nga Donald Trump pas leximeve në rrjete sociale se pse SHBA nuk po e sulmon ishullin Kharg. Ishull që interpretohet se përfaqëson një nga pikat strategjike të Iranit në transportin e naftës, pasi ka terminale me kapacitet të lartë furnizimi.

Përndryshe, një sulm mbi ishull pa dëmtuar infrastrukturën e naftës nuk prodhon asgjë, veç se njofton se SHBA mund ta bëjë këtë, pasi në të vërtetë goditja e Kharg do të afektonte jo vetëm Iranin por furnizmin global me naftë në atë ujëkalim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.