Lufta e SHBA ndaj Iranit, e paligjshme dhe çon në ndarje të pakthyeshme të Perëndimit
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka cilësuar luftën e SHBA-Izrael ndaj Iranit si një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar duke paralajmëruar për një çarje në lidhejt transatlantike të krahasueshme me ndarjen gjermano-ruse.
Ka pak dyshime se në çdo rast, justifikimi i një sulmi iminent mbi SHBA nuk pi ujë
ka thënë ai.
Steinmeier ka shtuar se aspekti më negative i luftës është se ajo përbën një gabim politik të rrezikshëm.
Një luftë realisht e shmangshme, e panevojshme nëse qëllimi ka qenë ndalimi i Iranit në zhvillimin e armës bërthamore
ka shtuar ai gjatë një fjale me diplomatë në Berlin. Presidenti gjerman ka bërë thirrje që uhstria gjermane të shndërrohet në shtyllën e një mbrojtjeje konvencionale europiane.

Add new comment