Blloku Bota

Bloomberg: Putin po konsideron përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë

Postuar në 26 Gusht, 2026 21:33

Sulmet e Rusisë në Ukrainë mund të shkojnë drejt përshkallëzimit, çka nuk përjashton edhe armët bërthamore taktike. Sipas Bloomberg, presidenti Putin po e vlerëson një opsion të tillë krahas mundësisë së nisjes së sulmeve më të fuqishme me raketa balistike kundër Kievit.

Haga refuzon lirimin me kusht të Ratko Mlladiç

Postuar në 23 Gusht, 2026 12:26

Serbia ka ripërsëritur kërkesën zyrtare për lirimin me kusht të ish-komandantit të ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiç. Sipas njoftimeve zyrtare, autoritetet penitenciare të Mekanizmit Ndërkombëtar të Ekzekutimit të Vendimeve kanë konstauar se Mladiç është në fazën terminale të jetës së tij dhe për këtë arsye ka lehtësuar aksesin maksimal të familjarëve, por nuk ka pranuar kërkesën e shtrimit të tij në një spital në Serbi.

Maroku përsërit kërkesën për sovranitetin mbi Ceutën

Postuar në 22 Gusht, 2026 23:42

Incidentet e ndodhura në Ceuta kanë hapur një diskutim të papritur për sovranitetin mbi eksklavën spanjolle në Afrikë. Maroku ka kërkuar krijimin e një mekanizmi dialogu për të adresuar të ardhmen e Ceutës dhe Melilës, propozim që është hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme e Spanjës 

Gjermania rikthehet si fuqia kryesore ndaj Rusisë

Postuar në 22 Gusht, 2026 19:53

Gjermania po shkon drejt riarmatimit të plotë duke patur në fokus të sigurisë së saj kërcënimin nga Rusia. “Politico” referon sot dokumente të brendshme të qeverisë gjermane sipas të cilave për përgatitjen e sistemit të ri mbrojtës, do të duhet të alokohen 12 miliardë euro me synim dislokimin e raketave me rreze të gjatëm në gjendje që të godasin mijëra kilometra në brendësi të territorit rus.

Anti-kristianizmi i Izraelit

Postuar në 22 Gusht, 2026 14:15

Një vit pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael nisi të bëhej i dukshëm një fenomen i ri, por me rrënjë të vjetra: sulmi ndaj kristianëve të të gjitha llojeve, kishave dhe pronave të tyre. Për dikë që nuk e njeh mirë raportin ndërkonfensional të këtij shteti, kjo seri sulmesh ngjan e çuditshme nisur nga fakti se veshët e opinionit publik janë mësuar të dëgjojnë se Izraeli ka një konflikt me arabët. Por siç ndodh me Lindjen e Mesme, nuk ka asnjëherë gjëra të thjeshta. Vetëm në vitin 2025 pati 155 incidente dhe deri në këtë moment, për vitin 2026 kanë ndodhur 107 incidente.

AI mund të prodhojë të dhëna të rreme për avionët luftarakë

Postuar në 19 Gusht, 2026 18:27

Inxhinierët kinezë kanë paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të modeleve të inteligjencës artificiale në analizën e inteligjencës ushtarake dhe projektimin e avionëve luftarakë.

Një Shën Mari për të ringjallur besimin dhe ekonominë

Postuar në 17 Gusht, 2026 17:23

Një statujë e Virgjëreshës Mari është më e larta në Europë që nga 15 gushti, ditë kur u inaugurua në Konotopie, një fshat me 120 banorë në Poloninë qendrore.

Struktura është më shumë se 55 metra e lartë - afërsisht sa lartësia e një ndërtese 17-katëshe. Vetë statuja është 40.6 metra e lartë dhe qëndron mbi një piedestal 15 metra të lartë në formën e një kurore që është menduar të shërbejë si një platformë nga ku vizitorët do ta sodisin.

BE shqyrton rregullat e reja të anëtarësimit më 15 tetor

Postuar në 12 Gusht, 2026 15:03

Politico” raporton se zgjerimi i bllokut europian mund të kërkojë rregulla të reja për t’u përmbushur nga vendet kandidate. Gazeta citon burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave në datën 15 tetor, liderët europianë do të takohen në kuadër të Këshillit për të vendosur mbi rregullat e reja që synojnë ndër të tjera të shmangin penetrimin e ndonjë anëtari të ri që luan “Kalin e Trojës” në bllok.

Degradimi i dy Superfuqive

Postuar në 11 Gusht, 2026 19:54

Nisja e luftës në Ukrainë në vitin 2022 inuaguroi një fazë të re kritike në peizazhin e sigurisë ndërkombëtare, që sot shihet qartë në një rezultante me pasoja dramatike: dy ish-superfuqitë e Luftës së Ftohtë nuk janë më në gjendje të përfundojnë konfliktet rajonale, as edhe të diktojnë formula paqeje apo armëpushimi të besueshëm.

Lëngata ushtarake ruse në lindje të Ukrainës është mësimi më i hidhur që mund të merrte një superfuqi si Rusia që donte të trashëgonte autoritetin ushtarak të Bashkimit Sovjetik. Më keq se kaq vështirë se do të mund të bëhet.

Haga vendos "me standardin" e Ols Dados: Paraburgim për Thaçin!

Postuar në 11 Gusht, 2026 15:32

Çështja e paraburgimit që është teknikisht pasojë e masë së sigurisë arrest me burg për të pandehur në hetime penale, rivjen sot në vëmendje nga një drejtim tjetër. Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbetet në paraburgim deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.

Sipas raportimeve në media shqip thuhet se:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota