Naked City
Pushime mëse të merituara
Goli i shënuar në minutën e 113 ndaj Argjentinës i dha titullin e katër kampion bote Gjermanisë dhe atë e shndërroi në një hero kombëtar në vendlindje.
Kjo u vërtetua edhe në pritjen e organizuar në Berlin ku e gjithë skuadra u brohorit nga mijëra gjermanë që kishin dalë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit për të pritur e përshendetur heronjtë e tyre.
E pas festimeve të stërzgjatura dhe të lodhshme mbërrin koha e pushimeve. Mario Goetze u fotografua në plazhet e Ibizas me të dashurën e tij modelen gjermane Ann Kathrin Bromel.
Shakira sërish shtatzënë
Duket se një tjetër fëmijë do të zgjerojë familjen e këngëtares Shakira dhe të fejuarit të saj futbollist Gerard Pique.
Rreth një vit pas lindjes së djalit të tyre Milan, Shakira është sërish shtatzënë.
Gjatë ceremonisë mbyllëse të kampionatit botëror të futbollit, Shakira dukej pak më e lëshuar në trup, duke bërë që mediat latine të shkruajnë se “Shakira është shtatzënë”.
Ndonëse nga ana e çiftit nuk ka pasur konfirmim, mediat shkojnë më tej duke shkruar se Shakira është tre muajshe shtatzënë.
Emina Çunmulaj, trëndafili i shkretëtirës
Një trëndafil në shkretëtirë. Kështu e ka quajtur fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha modelen me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj.
Ai ka postuar në Facebook një nga punët e tij të fundit me supermodelen.
Modelja e njohur në gjithë botën ka pozuar për aparatin e Berishës në shkretëtirën e Nevadas në SHBA.
I gjithë seti fotografik është realizuar me kostume banjo, ku evidentohen linjat perfekte të supermodeles shqiptare.
Emina Cunmulaj është modelja më e njohur shqiptare në pasarelat e modës botërore.
Nicole Scherzinger kercen si Miley Cyrus
Paraqitjet e fundit të Nicole Scherzinger gjatë javëve të fundit kanë marrë në radiostacione, studio televizive turne promovuese këngën e fundit të saj "Your Love".
Ish këngëtarja e grupit Pusycat Dolls duket se marrë hovin kohët e fundit derisa po i mahnit të gjithë me turnet e fundit.
Ajo të shtunën në mbrëmje kishte veshur një palë pantollona të shkurtëra dhe një rrjetë peshkimi derisa bënte lëvizje provokuese sic është parë kohët e fundit.
Rita ekspozon të dashurin e ri
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Orë, nuk humbi shumë kohë pas ndarjes me Calvin Harris, për të gjetur një të dashur të ri.
Tashmë ajo ndodhet në krahët e reperit Tommy Hilfiger dhe ka vendosur të shfaqet publikisht me të.
Rita është fotografuar teksa ka zbarkuar në Los Angelos me të dashurin e ri, dhe dukej shumë e lumtur.
"Jam me defekte, por jam krenare"
Ajo është një supermodele, një nënë e djalit një vjeCar Alfredit dhe bashkëshortja e komedianit dhe yllit televiziv David Walliams, por Lara Stone insiston që ajo i ka të metat dhe defektet e saj më shumë se secili person tjetër.. dhe është krenare për të.
Lara tha për revistën The EDIT se ajo e di saktësisht se çfarë është të ndihesh parehatshëm në rrobat tua.
Beyonce më e lumtur se kurrë
Ajo në disa deklarata të mëparshme ka treguar se amësia ia ka ndryshuar jetën asaj.
Dhe tani Beyonce duket se është shumë e lumtur dhe e qetë duke shijuar ditët e verës me vajzën e saj 2 vjeqare Blue Ivy duke publikuar me mijëra foto familjarë në faqet e saj në internet.
Në një nga këto foto shihet këngëtarja bashkë me vajzën e saj duke kërcyer në një trampolinë.
Dikur shiste cigare, tani është mbretëreshë
Ajo tani është Mbretëresha e Spanjës, por disa foto të publikuara së fundmi tregojnë se si Mbretëresha Letizia ishte një vajzë krejt e zakonshme, që përpiqej të fitonte para për të financuar studimet.
Letizia studioi fillimisht gazetari në universitet në Madrid dhe më pas bëri një master në Meksikë.
Fotot e publikuara tregojnë se ajo promovonte një markë cigaresh në rrugë, duke shitur paketa.
Fotot janë realizuar në mes të viteve ’90 në Universitetin Guadalajara në Meksikë.
Ajo shiste cigaret Boots.
“Photoshop”-imi ekstrem i Mariah Carey
Mariah Carey ka abuzuar me Photoshop-in në fotot për revistën ‘Wonderland’. Këngëtarja e famshme shihet e transformuar krejtësisht në krahasim me foton origjinale të realizuar nga fotografi Terry Richardson.
Nuk është për t’u habitur që në moshën 44-vjeçare Carey të ketë nevojë për pak ndihmë, por jo kaq shumë…
Jezebel.com ka zbuluar foton origjinale duke nxjerrë në pah të gjitha difektet fizike të këngëtares.
Yllit të “The Wolf of Wall Street” nuk i duket vetja seksi
Bjondja e bukur, Margot Elise Robbie që luajti rolin e gruas së Leonardo Di Caprios në filmin “The Wolf of Wall Street” ka një vetëvlerësim të ulët përsa i përket pamjes së jashtme.
Në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, aktorja 24-vjeçare ka folur për veten sikur të gjendjej përpara pasqyrës, duke u shprehur se nuk ndihet aq tërheqëse saç e konsiderojnë.
Aktorja australiane morri famë të jashtëzakonshme pas skenave hot me Leonardo Di Caprion, skena për të cilat e vu në siklet përpara prindërve, madje gjyshërve u kishte kërkuar që të mos e shihin filmin.