Emina Çunmulaj, trëndafili i shkretëtirës
Një trëndafil në shkretëtirë. Kështu e ka quajtur fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha modelen me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj.
Ai ka postuar në Facebook një nga punët e tij të fundit me supermodelen.
Modelja e njohur në gjithë botën ka pozuar për aparatin e Berishës në shkretëtirën e Nevadas në SHBA.
I gjithë seti fotografik është realizuar me kostume banjo, ku evidentohen linjat perfekte të supermodeles shqiptare.
Emina Cunmulaj është modelja më e njohur shqiptare në pasarelat e modës botërore.
Ajo ka sfluar për shtëpitë më të famshme të modës si; Cavalli, Armani, Louis Vuitton, Vivian Westood, Gucci, e shumë të tjerë.
Add new comment