Yllit të “The Wolf of Wall Street” nuk i duket vetja seksi

Bjondja e bukur, Margot Elise Robbie që luajti rolin e gruas së Leonardo Di Caprios në filmin “The Wolf of Wall Street” ka një vetëvlerësim të ulët përsa i përket pamjes së jashtme.
Në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, aktorja 24-vjeçare ka folur për veten sikur të gjendjej përpara pasqyrës, duke u shprehur se nuk ndihet aq tërheqëse saç e konsiderojnë.
Aktorja australiane morri famë të jashtëzakonshme pas skenave hot me Leonardo Di Caprion, skena për të cilat e vu në siklet përpara prindërve, madje gjyshërve u kishte kërkuar që të mos e shihin filmin.
Add new comment